Kryetari i Lëvizjes Besa si dhe i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, së bashku me Ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi kanë mbajtur sonte një takim me bashkëatdhetarët, me të cilët biseduan tema politike dhe gjendjen aktuale në Maqedoninë e Veriur, për zhvillimet në vend, për rezultatet e qeverisjes në Komunën e Tetovës si dhe për rezultatet e arritura në këtë 100 ditësh të qeverisë.
Poashtu u diskutua për ekonominë e vendit si dhe për sfidat të ndryshme me të cilët ballafaqohet mërgata në Berlin.
Në bashkëbisedimin e sotëm u shprehën mendime, ide dhe nevojat e tyre si mërgimtarë. Kasami falenderoi bashkëatdhetarët për mirëpritjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme që e bëjnë ndër vite për vendin e tyre!