Kasami takon mërgimtarët: Komuna e Tetovës po ndryshon, dera e hapur pë ju në çdo kohë

Kryetari i komunës së Tetovëd, Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani ka takuar një grup mërgimtarësh.

“Për çdo ditë takoj mërgimtarë që rrëfejnë histori të trishta nga qeverisja e kaluar se si ata erdhën me entuziazmin më të madh për të sjellur investitorë në vendlindje në sferën e ekonomisë, kulturës, sportit e turizmit. Këta veprimtarë që dhanë aq kontribut dhe mund për atdheun, që edhe pse e kanë të rregulluar statusin e tyre në Zvicër, e që zemra ju rreh në vendlindje, në vend të mikpritjes, ata hasën në korrupsion dhe kërkim të mitos.

Edhe Nuriman Asani bashkë me familjen, disa herë kishte tentuar që të sjellë investitorë të ndryshëm, por si çdokush kishte mbetur i zhgënjyer.

Andaj, e ndjej obligim që të gjithë mërgimtarëve t’iu përcjell një porosi se tashmë në komunën e Tetovës ka ndryshuar gjithçka dhe se dera për ju është e hapur 24/7.

Pa kushtëzime dhe pa korrupsion, bashkë me administratën komunale zotohem se do të punojmë intensivisht për të realizuar dëshirën tuaj për të kontribuar në vendlindje”, ka shkruar Kasami.(INA)