Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projekteve EU4M, ku komuna e Tetovës është fituese e projektit “Zgjidhjet digjitale inovative komunale për komunën e Tetovës”.
“Tejet i lumtur që sot, nënshkrova realizimin e projekteve EU4M, ku Komuna e Tetovës është fituese e projektit, “Zgjidhjet digjitale inovative komunale për komunën e Tetovës”. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është kontributi që duhet dhënë në rritjen e cilësisë së jetesës në Komunën e Tetovës përmes digjitalizimit të shërbimeve komunale. Aksioni do të digjitalizojë shumicën e shërbimeve komunale, stafin e trajnuar, qytetarët dhe bizneset, duke rezultuar në një nivel më të madh të mbledhjes së fondeve të dedikuara komunale dhe ndarjen е kohës për investime të mëtejshme në zhvillimin e urbanizmit, shërbimet e inspektimit dhe mbrojtjen e mjedisit”, theksoi Kasami.(INA)