Kastrati: Bandat e Memli Krasniqit më kanë bllokuar votën

Picture of Ina Online
Ina Online

17/02/2025

Ish deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati thotë se, arsyeja pse nuk është i votuar në këto zgjedhje është sepse i ka prishur matematikat për koalicion Memli Krasniqit me Albin Kurtin dhe rrjedhimisht bandat e Memlit i kanë bllokuar votën.

Lidhur me këtë, ai ka dhënë një përgjigje për portalin Lajm nga Drenasi:

NË DRENAS UNË JAM VOTUAR MË PAK SE DISA KANDIDATË TË PANJOHUR E TË PAPUNË, QË POZITËN E DEPUTETIT E SHOHIN VETËM SI NJË VEND PUNE (me përjashtim Ferat Shala dhe Fadil Demaku), SEPSE UNË KAM FOLUR DHE KRITIKUAR SHUMË ALBIN KURTIN PËRGJATË KATËR VITEVE TË FUNDIT NË KUVEND DHE NË MEDIA. PO TË MOS E KISHA KRITIKUAR KURTIN, MESIGURI DO TË ISHA VOTUAR MË SHUMË 😂😂😂

Plot më keni shkruar (me të drejtë) se nuk ka mundësi të jetë ky rezultat real, pas gjithë atij aktiviteti në Kuvend e nëpër media që unë kam bërë për katër vite radhazi.

Miq, arsyeja që “nuk jam votuar” është sepse unë i kam dalur kundër Memli Krasniqit për koalicionin PDK-VV.

I kam thënë këtij Memlit, pas takimit të tij me Kurtin, që nëse bën koalicion me VV-në (për interesa të Memlit) unë jo vetëm që do të kundërshtoj publikisht, por kudo që je ti, duke ngrënë darkat e tua të shtrenjta në Hotel Emerald, do të vij të gjuaj me ngjyrë në LULE TË BALLIT.

Si pasojë, të gjithë ushtarët e vasalët e Memlit janë mobilizuar për të ma bllokuar votën nëpër të gjitha strukturat e PDK-së, duke i ndikuar dhe duke i devijuar votat e zemrës së PDK-së… dhe jo vetëm!

QËLLIMIN E KAM ARRITUR. Ky Memli nuk guxon të bëj më koalicion me Kurtin.

Për këtë jam shumë KRENAR. Ata që më njohin e dinë që unë ashtu-kështu nuk e kam dashur mandatin e dytë, të kotë.

Dikush mund të thotë që PDK pas zgjedhjeve deklaroi se nuk duan koalicion me VV;
Po, vërtetë thanë ashtu, por vetëm pasi Kurti i fitoi 40% dhe i quajti HAJVANA. Nuk u la hapësirë.

Pra, fillimisht ky Kurti e ftoi këtë Memlin në takim para disa muajve bashkë me Mimozën e Radojçiqit, e pastaj i quajti HAJVANA.
E gjunjëzoi e pastaj e paloi këtë Memlin.

Kjo është arsyeja pse unë jam luftuar nga ky Memli dhe bandat e tij. Sepse dora ime nuk do e votonte këtë koalicion. KURRË!

Ky është shpjegimi pse Kastrati, i 8-ti më i votuari në zgjedhjet e kaluara, përfundoi i 80-ti në këto zgjedhje! 😂

Dallimi im me Memlin është se unë dhe familja ime kemi kontratë ideologjike me PDK-në këtu e 30 vite, ndërsa Memli e dostat e tij të Bon Vivant-it kanë vetëm kontratë afariste me PDK-në!

Me Bedri Hamzën dolëm 22%. Pa Bedrinë, e vetëm me Memlim, do të dilnim 13%.

Memli Krasniqi është kryetari më i dobët që PDK mund ta ketë në 2000 vitet e ardhshme… se për të kaluarën as që bëhet fjalë.

Miq, ika unë në skijim pak, se po bie borë… e për më shumë detaje mbahemi në kontakt në ditët në vijim.

PDK PËRJETË!

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË