Kastriot Rexhepi: Kujt po i pengon ndryshimi që nisi në Kosovë, vazhdoi në Luginë dhe po vjen në Maqedoninë e Veriut?

ina-online
ina-online

11/01/2024

Deputeti i Lëvizjes Demokratike Kastriot Rexhepi në një postim në rrjetet sociale ka pyetur sot publikisht se kujt po i pengon ndryshimi që nisi në Kosovë, vazhdoi në Luginë dhe po vjen në Maqedoninë e Veriut.

Ai gjithashtu është shprehur se ndryshimi po vjen pavarësisht kanosjeve demagogjike, ndërsa forca e ndryshimit po rritet e frika nga ndryshimi ska ilaç!

Ja edhe postimi i plotë i deputetit të LD-së, Kastriot Rexhepi:

“Na pengon Kurti apo porosia e tij?!
Frikë apo rrezik kjo është çështja!
Frikë nga ndryshimi i frymës politike që përcjell Kurti, apo rreziku që ndjen dikush nga fryma e ndryshimit Kurti!
Na pengon imazhi i politikë bërjes Kurti që përcjellë ai në Kosovë e më gjërë, apo porosia për bashkim që mbartë në vete ndryshimin në Luginë dhe vazhdimin për bashkim e ndryshim tek ne!
Fryma e ndryshimit nuk rrezikon shtete e popuj, por i zhvillon ata, por rrezikon individ politik dhe parti politike që ju pengon ndryshimi!
Megjithatë, nga ndryshimi nuk ka rrezik, por zhvillim e përparim!
Ndryshimi po vjen pamvarësisht kanosjeve demagogjike!
Forca e ndryshimit po rritet!
Frika nga ndryshimi ska ilaç!”

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari: Faliminderit, në një kohë rekord nënshkruat për kandidaturën time për President!

urim etemi bilall kasami

Kasami prezanton prurjen e radhës në Lëvizjen BESA

lsdm mitrevski kovacevski zecevic kryesia

LSDM dorëzon në Kuvend propozim-ligjin kundër rritjes së pagave për funksionarët

fejzi hajdari

Hajdari: Kandidatët shqiptarë garë për nënshkrime, kandidatët maqedonas për president

card-trump

Made in Veles: Kartelat ‘milionëshe’ me portretin e Trumpit

pendarovski bujar osmani

Pendarovski me 400 euro rrogë do të shpërngulej nga Maqedonia, Osmani me mbi 2.500 euro rrogë thotë se mund të detyrohet të marrë borxh! Qytetarët si ia dalin?

MVR-polici-a-1-750x430

(VIDEO) Hetohet lidhja ndërmjet vrasjes në Bllacë dhe djegies së lokalit në Çair

burgu manastirit

Shpërthen zjarr në burgun e Manastirit, lëndohet një i burgosur

Bujar Osmani

Osmani: Nëse një muaj nuk marr rrogë, duhet të marr borxh që të mbijetoj

INFO

NA NDIQ