Kastro Zizo thotë se është kërcënuar nga LGBT që të dalë hapur si homoseksual

0

Kastro Zizo ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit.

Kastro Zizo ka deklaruar se është kërcënuar nga komuniteti “LGBT” për të dalë haptas si gej, shkruan lajmi.net.

Në emisionin e tij “Late Night”, ai bëri të ditur se me rastin e 17 majit (Gay Paradës në Tiranë), ka pranuar shumë urime nga ky komunitet.

Madje, ai shtoi se pranoi edhe kërcënime për të dalë haptas si homoseksual, por ai e mohon të jetë i tillë.

“Nëse do të doja të isha gej, do të isha i pari që do ta ndaja me ju, me lumturinë më të madhe, për të kërkuar dashurinë time të vërtetë, por nuk jam”, tha Kastro.

Ai po ashtu tha se “Kam pasur kërcënime nga komuniteti LGBTI, që më thonë të dal hapur. Çfarë të dal hapur? Edhe po të doja, ta kërkoja thellë në veten time më mungon pjesa më e rëndësishme të themi, të pasmet e mia dhe kur them të pasme e ka fjalën gjithmonë me eksportet dhe output mendon që unë kam kundrejt këtij komuniteti”.