Katari e sheh Kosovën si një vend premtues për investime, Kurti takon ambasadorin jorezident, Al Dosari

INA
INA

23/02/2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Në njoftimin për media thuhet se u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për t’i thelluar ato.

Ambasadori Al Dosari theksoi gatishmërinë dhe vullnetin e tij dhe të Shtetit të Katarit për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën ekonomike.

“Ai shprehu interesim në lidhje me ankandet e energjisë së ripërtëritshme që kanë filluar të zhvillohen në Kosovë. Ambasadori vlerësoi se këto ankande janë një mundësi e mirë konkurruese për bizneset e Katarit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas komunikatës së Qeverisë së Kosovës temë tjetër e diskutimit ishte edhe Fondi Sovran, duke qenë se Katari ka vetë një fond sovran.“Kryeministri informoi Ambasadorin për ligjin e miratuar në Kuvend për themelimin e Fondit Sovran në Kosovë, që përbën hapin e parë drejt ndërtimit të strukturës organizative të Fondit.

Në bisedë e sipër, u theksua dëshira për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit. Në këtë drejtim, kryeministri shprehu interesimin e Kosovës për të krijuar një partneritet në këto fusha, në të mirën e dy shteteve.

Ambasadori Al Dosari theksoi se Katari e sheh Kosovën si një vend premtues për investime dhe bashkëpunim të pasur në interes të të dyja palëve dhe bizneseve të tyre”, thuhet më tej.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

banesa ndertim

Në muajin shkurt janë dhënë 387 leje ndërtimi në Maqedoni, 9.9% më shumë se vitin e kaluar

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Inflacioni është vënë nën kontroll

inovacione

FIZHT: 240 mijë euro në dispozicion përmes thirrjes së re publike “Kupona inovacioni për Ballkanin Perëndimor”

Banka-Boterore-600x360-1

Banka Botërore: Tirana e qytetet e mëdha pësuan rënie të gjelbërimit, ndër më të ulëtit në rajon

ministri-britanik londra britani

Inflacioni afatgjatë është një kërcënim më i madh për Britaninë e Madhe sesa për SHBA-në

varferi

Maqedonia e Veriut me rritjen më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor (FOTO)

euro

Sa do të rriten pagat në eurozonë?

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria shton buxhetin për mbrojtjen dhe rrit kapacitetin e armatimit

Banka-Boterore-600x360-1

Banka Botërore do të prezantojë raport për Ballkanin Perëndimor “Ringjallja e rritjes”

INFO

NA NDIQ