Katedraja Notre-Dame në Paris në flakë, shembet kulmi i vjetër 850-vjeçar (FOTO)

0

Një zjarr i madh përfshiu katedralen e famshme Notre-Dame në Paris. Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet me punët e rinovimit.

Operacioni i zjarrfikësve është në vazhdim e sipër, por kulmi i ndërtesës gotike 850-vjeçare u shemb. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e anuloi fjalimin drejtuar kombit, njoftoi një zyrtar i Pallatit Elysee. “Jam i pikëlluar sonte që shoh këtë pjesë tonën të digjet”, tha Macron në një postim në Twitter.

Zjarrfikësit francezë kanë paralajmëruar se zjarri që ka përfshirë katedralen Notre Dame në Paris pasditen e së hënës “nuk mund të ndalet”.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme ka thënë se nuk është i sigurtë nëse do të mund të shpëtohet ndërtesa 850-vjeçare, pasi u shemb një nga kulmet e saj dhe një pjesë e çatisë.

Ndërsa një zëdhënës i katedrales theksoi: “Gjithçka po digjet, nuk do të mbesë asgjë nga korniza e saj”.