Katedrat e Albanologjisë të Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Beogradit e intensifikojnë bashkëpunimin shkencor

Picture of INA
INA

17/11/2023

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi dhe Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani e pritën në takim drejtuesen e Katedrës së Albanologjisë të Universitetit të Beogradit, Prof. Dr. Naile Mala-Imami.

Në fokus të këtij takimi ishte thellimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit midis katedrave simotra, në rrafshin e hulumtimeve shkencore, por edhe në segmente të tjera që kanë për qëllim avancimin e shkencave albanologjike. Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli e çmoi punën që zhvillohet në Katedrën e Albanologjisë në Universitetin e Beogradit, sidomos kur analizohen rrethanat në të cilat ajo ka funksionuar mbi një shekull. Ai, po ashtu shprehu mbështetjen e Universitetit të Tetovës për t’i ndihmuar kësaj katedre, si me botime shkencore, staf akademik por edhe forma të tjera të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Prof. Dr. Naile Mala-Imami, shprehu falënderimin për pritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë e Universitetit të Tetovës për ta mbështetur degën e Albanologjisë në Universitetin e Beogradit, e cila synon të zhvillojë veprimtarinë e saj në përputhje me pritshmëritë e opinionit publik. Ajo u shpreh mirënjohëse që nga Universiteti i Tetovës është ftuar të marrë pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve, përkatësisht në seancën plenare të Konferencës VIII Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit Filologjik ku e paraqiti kumtesën: “102-vjetori i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Beogradit”.

Në prezantimin e punimit para profesorëve dhe studentëve të UT-së, ajo deklaroi se interesimi për mësimin e gjuhës shqipe në Serbi u paraqit në vitin 1905 kur Universiteti i Beogradit në vitin 1905 e miratoi Rregulloren me të cilën parashihej që në të ardhmen të mësohej “gjuha dhe letërsia shqipe, dhe që kjo punë t’i besohej një lektori”. Po këtë vit, në muajin shtator gazeta “Albania”, e cila u botua nga viti 1902 -1906 në Beograd në tri gjuhë, në shqip, serbisht dhe frëngjisht e botoi lajmin e gazetës “Politika” më 11 shtator 1905 se “do të themelohet katedra e gjuhës shqipe dhe profesor në këtë katedër do të emërohet Zhorzh Meksi, profesor nga Athina”.

“Në vitin 1950 asistent u zgjodh Anton Çetta, kurse në vitin 1953 u zgjodh lektor Idriz Ajeti, të cilët më parë në të njëjtin fakultetin e mbaruan romanistikën. Më vonë u bënë gjuhëtarë të shquar shqiptarë në Kosovë. Kur në vitin 1960 u themelua Fakulteti Filologjik në Prishtinë, që të dytë u zgjodhën mësimdhënës, Idriz Ajeti docent për lëndën e gjuhës shqipe, kurse Anton Çeta ligjërues i folklorit shqiptar. Në vitin 1960/61 u themelua Fakulteti Filologjik në Beograd, duke u ndarë nga Fakulteti Filozofik. Atëherë Seminari e vazhdoi punën si Katedër e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, kurse shef katedre u zgjodh Prof. Dr. Vojisllav Dançetoviqi. Si lektor, në vitin 1962 u zgjodh Remzi Nesimi, nga Maqedonia, i cili e kreu gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filologjik të Beogradit. Halit Tërnavci, i cili në këtë fakultet në vitin 1969 i mbaroi studimet pasuniversitare me temën “Motivi i murosjes në poezinë gojore serbokroate dhe shqipe” dhe mbrojti temën e doktoratës “Motivi për motrën dhe vëllanë e vdekur në letërsinë gojore të popujve ballkanikë“ (1970)”, theksoi Prof. Dr. Naile Mala-Imami.

Duke e evidentuar veprimtarinë e viteve të fundit që zhvillohet në Katedrën e Albanologjisë në Universitetin e Brogradit, Prof. Dr. Naile Mala-Imami ndër të tjera nënvijëzoi se nga viti 2007 në këtë njësi kanë mbajtur ligjërata shumë profesorë nga Shqipëria, në mesin e tyre janë: Stefan Çapaliku, Ledia Dushi, Primo Shllaku, Persida Asllani, Adem Jaklari, Dhimitër Bello, Adelina Çaushi, Olimbi Velaj, Elon Doçe, Ardian

Kyçyku, kurse sivjet kemi lidhur bashkëpunim me profesorët e Universitetit të Tetovës, ku aktualisht janë duke mbajtur mësim Prof. Dr. Salajdin Salihi dhe Prof. Dr. Berton Sulejmani.

Duhet theksuar se, doktorët e parë të shkencave nga radhët e shqiptarëve të Kosovës dolën nga Universiteti i Beogradit. Idriz Ajeti e mbrojti tezën e doktoratës në vitin 1958 në Fakultetin Filozofik nga fusha e shkencave filologjike “Zhvillimi historik i të folmes gege te shqiptarët e Zarës”. Në Fakultetin Filozofik, në vitin 1960 e mbrojti temën e doktoratës Hasan Kaleshi “Dokumentet më të vjetra të vakufeve nga Maqedonia në gjuhën arabe”. Në Beograd nga viti 1902 -1906 filloi të botohej edhe revista “Albania”. U botuan gjithsej 44 numra dhe redaktor ishte Jashar Erbara.

TË FUNDIT
1 orë
Nagip Tashi, heroi dhe shpresa e fëmijëve të Tërnocit
4 orë
Shqipëria , vendi ku vajzat janë të nxehta si llava!! Shkrimi që tronditi shtetin komunist në 1988
14 orë
Lista e universiteteve më të mira në botë, ja kush prijnë
5 ditë
Janevska konfirmon raportin mbi shkeljet dhe parregullsitë në UT
5 ditë
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi

ME TE LEXUARA

14 orë
Lista e universiteteve më të mira në botë, ja kush prijnë
4 orë
Shqipëria , vendi ku vajzat janë të nxehta si llava!! Shkrimi që tronditi shtetin komunist në 1988
1 orë
Nagip Tashi, heroi dhe shpresa e fëmijëve të Tërnocit

LEXO MË SHUMË

nagip tashi

Nagip Tashi, heroi dhe shpresa e fëmijëve të Tërnocit

DOSSIER-Shqiperia-vendi-ku-vajzat-jane-te-nxehta-si-llava-2

Shqipëria , vendi ku vajzat janë të nxehta si llava!! Shkrimi që tronditi shtetin komunist në 1988

IMG_9215

Lista e universiteteve më të mira në botë, ja kush prijnë

universiteti-i-tetoves-UT

Janevska konfirmon raportin mbi shkeljet dhe parregullsitë në UT

Nobel_Kimi-780x470

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi

moran shkolla

Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit

Shkolla Vizbeg

Nënshkruhet granti evropian, rreth 50 shkolla do të pajisen me sisteme fotovoltaike diellore

vdekje-lajm-vdiq

Ndërroi jetë akademiku Tahir Emra, një nga piktorët më të shquar të Kosovës (FOTO)

ministria e arsimit mash

MASH hap konkurs për bursa për nxënës dhe studentë

INFO

NA NDIQ