Katër kryetarë të komunave hyjnë në objektet komunale, asistohen nga Policia e Kosovës

INA
INA

26 Maj, 2023

Policia e Kosovës hyri në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit – komuna të banuara me shumicë serbe – përkundër rezistencës së një grupi qytetarësh.

Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka hyrë tashmë në zyrën e komunës. Policia përdori gazin lotsjellës dhe shok-bombat për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar rreth objekteve komunale.

Në Zveçan u dëgjuan edhe të shtëna armësh, ndërsa në vendngjarje u panë edhe automjete të ndihmës së shpejtë. Sipas një njoftimi të policisë, pesë zyrtarë policorë atje pësuan lëndime trupore.

Sipas informacioneve nga terreni, forcat policore aktualisht janë duke hyrë në objektin e komunës së Leposaviqit. Edhe atje u përdor gaz lotsjellës dhe shok-bomba për shpërndarjen e protestuesve.

Shtetet e Bashkuara thanë se i dënojnë veprimet e autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. “Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, shkroi ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, në Twitter.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin-Kurti-5

Kurti: Ja plani im i ofruar për dalje nga kriza

vjosa osmani ismail kadare

Presidentja Osmani e dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”

escobar

Çka nëse Kosova nuk i plotëson kërkesat e SHBA dhe BE, kjo është përgjigja e Escobar

escobar-eskobar

Escobar për zgjidhjen e situatës në veri: Nuk kam dhënë ndonjë afat

Kurti Blinken

Nga masat për Kosovën te sanksionet për Kurtin, publikohet dokumenti i SHBA-së

ramush-haradinaj-600x360-1

Haradinaj insiston: Zgjidhja e vetme është rrëzimi i qeverisë

Alicia Kearnss

Deputetja britanike mbron Kosovën: Nëse kjo do të ndodhte te ne, do ta cilësonim si sulm ndaj demokracisë

Kurti Svecla

Euronews Albania: SHBA dhe BE po shqyrtojnë sanksionet, Kurti e Sveçla rrezikojnë “non-grata”

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Ndizet alarmi: Ringjallet skenari për “zhdukjen e shtetit” – ja pse Serbia e do me çdo kusht Veriun e Kosovës

INFO

NA NDIQ