Katër orë në sallën e operacionit, Neymar kryen një nga ndërhyrjet më të vështira

INA
INA

03/11/2023

Neymar iu nënshtrua ditën e enjte ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e majtë teksa u dëmtua në ndeshjen e Brazilit ndaj Uruguajit më datë 17 tetor. Ylli i “Selecaos” dëmtoi meniskun dhe ligamentin, ndaj operacioni ishte i vështirësisë maksimale dhe zgjati plot katër orë.

Ishte doktori i kombëtares, Rodrigo Lasmar ai që mori përsipër këtë ndërhyrje që në fund u cilësua e suksesshme. 31-vjeçari që sapo ishte transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Hilal pritet të mungojë për një periudhë të konsiderueshme e cila varion nga gjashtë muaj deri në një vit.

U bashkua në verë me Brighton, talenti në pronësi të Barçës drejt Arabisë Saudite
Real Madrid “sulm total” për Davies, 50 milionë euro gati për Bayern Munich
Me shumë gjasa, Neymar do të humbasë edhe Kupën e Amerikës e cila zhvillohet në qershorin e vitit 2024 në Amerikë. Dëmtimet kanë qenë një problem i madh për Neymar në sezonet e fundit dhe nuk e kanë lejuar të shprehet lirisht në fushë. Ky i fundit ishte padyshim një nga më të rëndët që ka pësuar sulmuesi pasi bëhej fjalë për një dëmtim të dyfishtë./SuperSport

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kombetarja

Sfidat e Shqipërisë në EURO 2024: Një sfidë pasdite dhe dy në mbrëmje

spalleti

Spalletti me fjalë të mëdha për Shqipërinë: Po luajnë futboll të bukur, janë kundërshtar të vështirë

levandovski-lewandowski-barca-1

Lewandowski: Ne duam të fitojmë çdo ndeshje

Pep Guardiola

Guardiola paralajmëron tifozët e Man Cityt

Jasir Asani

Jasir Asani nuk trembet, komenton grupin e vështirë (foto)

Duka

Duka optimist: Ne kualifikohemi

Luis de la Fuente

Selektori i Spanjës: Të gjithë flasin për Italinë dhe Kroacinë, por mos harroni Shqipërinë

maskota euro 2024

Kalendari i plotë i Euro 2024-ës, datat dhe stadiumet e ndeshjeve

zlatko dalic

Selektori i Kroacisë befason me deklaratë për Shqipërinë

INFO

NA NDIQ