Katër të lënduar nga shembja e ndërtesave në Vjenë

0

Katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në Vjenë të Austrisë. Kjo për shkak se në dy ndërtesa afër qendrës së qytetit dyshohet se ka qenë një shpërthim i gazit.

Pos këtyre, edhe një numër tjetër i personave kanë marrë lëndime të lehta trupore. Sipas Euronews, brigada e zjarrit nuk përjashton mundësitë e personave të vdekur. Ndërsa policia bëri të ditur që disa kate të ndërtesave janë shembur.