Katerina Dimitrovska nga Njësia zgjedhore 1 nga lista e deputetëve të Koalicionit “Maqedonia jote” e kryesuar nga VMRO-DPMNE do të jetë deputetja e re në Kuvend.
Paradite në seancën e Komisionit për çështje të imunitetit dhe mandateve, kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko i njoftoi anëtarët se Dimitrovska e ka pranuar mandatin.
Dimitrovska vjen në vendin e Marija Mitevës e cila dha dorëheqje nga funksioni i deputetes dhe u bë zëdhënëse e Qeverisë.