Kathimerini: A do të bëhet Mickoski Orbani i izoluar i Ballkanit!?

Picture of INA
INA

23/06/2024

Këtë fundjavë, vëmendja diplomatike  e Athinës zyrtare do të jetë e fokusuar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Kuvend votohet qeveria e drejtuar nga lideri i partisë nacionaliste VMRO-DPMNE dhe fituesi i zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar, Hristijan Mickoski, shkruan gazeta greke Kathimerini.

Interesi nga pala greke përqendrohet nëse Mickoski dhe ministrat e tij do të betohen se do t’i shërbejnë vendit të tyre nën emrin e saj kushtetues dhe të njohur ndërkombëtarisht, Maqedonia e Veriut, apo nëse do të betohen me emrin Maqedonia, në një vend që me ligj nuk ekziston për pjesën tjetër të planetit.

Gazeta shkruan se pak para se të zbulonte kabinetin e tij, Mickoski theksoi se do të përdorte emrin kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut, në ceremoninë e betimit dhe gjatë çdo kontakti që ka jashtë vendit me liderë të huaj. Megjithatë, brenda vendit, si në daljet publike ashtu edhe në deklaratat, ai tha se do të përdorte emrin “Maqedoni”.

“Kjo do të thotë, për shembull, se nëse ai do të takonte mikun dhe kolegun e tij nacionalist-populist Viktor Orban në Budapest, ai do ta bënte këtë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, nëse Orban do ta kthente vizitën dhe do të shkonte në Shkup, Mickoski do të shfaqej si kryeministër i “vetëm Maqedonisë”. Ne mund t’i hedhim poshtë të gjitha këto si shaka ballkanike po të mos ishte për faktin se po flasim për një gjendje të paqëndrueshme që ndikon në balancën e pushtetit në Evropën Juglindore”, shkruan gazeta.

TË FUNDIT

Gjesti për Xhenetën: As sytë….

Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet Labit pas deklaratave të tij: Njerëz që doni të merrni pjesë nga historia ime

Konfirmohet koalicioni mes LVV-së e NISMA-s: Këto janë kërkesat e Limajt

Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë…

283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë...

LEXO MË SHUMË