Katica Janeva dhe Rita Ora në muret e qelive të Shutkës në Shkup (FOTO)

0

Qelitë e qendrës korrektuese të paraburgimit Shutkë janë në gjendje të mjerueshme. Mure të çara, krevate të amortizuara dhe mungesa e kushteve elementare janë problemet kyçe. Por megjithatë, ka disa nga të burgosurit që stilizojnë këto mure me vizatime të ndryshme.

Në një nga muret e një dhome është vizatuar kryeprokurorja e dorëhequr speciale Katica Janeva dhe këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora, përcjellë INA.

Nuk dihet kush është autori, por Janeva deri tani ishte një shpresë për drejtësinë në Maqedoninë e Veriut, por përfshirja e emrit të saj në rastin “Reket” ka shuar shpresat edhe tek të burgosurit. Sipas portaleve maqedonase, Janeva mund të jetë vizatuar nga ndonjë pjesëtar i grupit të Kumanovës, apo dikush tjetër që mbanin shpresat tek kjo prokurore. Këto foto janë zbuluar nga një reportazh të përgatitur nga Televizioni Telma në qendrat e kësaj shtëpie korrektuese paraburgimi. (INA)