Katica Janeva mbeti pa punë, nuk do të jetë prokurore as në Gjevgjeli

0

Ish-kryeprokurorja speciale, Katica Janeva e cila u shkarkua nga detyra gjatë fundjavës së kaluar prej sot më nuk do të mund të ushtrojë as detyrën e prokurores në Prokurorinë e Gjevgjelisë, atje ku ka punuar para ardhjes në krye të Prokurorisë Publike Speciale. Kjo është vendosur sot nga Këshilli i Prokurorëve, përcjellë INA. Ajo ka marrë sot këtë lajm nga qelitë e Shutkës, atje ku po qëndron disa javë, e dyshuar për rastin “Reket”. Këshilli ka vendosur që ajo të pushojë nga kjo detyrë dhe se nuk mund të kthehet më Prokurorinë e Gjevgjelisë. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Aco Kolevski i pyetur se a është shkarkuar nga detyra e prokurores, Katica Janeva ai e konfirmoi këtë. “Po, ajo është shkarkuar dhe se është sjellë vendim për ndërperje të detyrës së saj në Gjevgjeli”, ka theksuaR Kolevski. Janeva në shtator të 2015 u zgjodh kryeprokurore në Prokurorinë Speciale, e cila ishte themeluar për të hetuar dhe zbardhur skandalin e përgjimeve. Ajo në këtë detyrë erdhi nga Prokuroria e Gjevgjelisë, si kompromis midis dy partive më të mëdha LSDM dhe VMRO-DPMNE. (INA)