Katica Janeva me furgon policie drejt Shutkës

0

Kryeprokurorja e deritanishme speciale, Katica Janeva ka përfunduar në Shutkë.
Ndaj saj u caktua masë paraburgimi prej 30 ditëve.

Janeva u ndalua sot pasdite si e dyshuar e tretë në rastin “Reket”. Ajo ka të drejtë të ankimoj deri tek Këshilli Penal vendimin.

Paraburgimi i Janevës vjen pas kërkesë së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokurori Jovevski tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”.

Për rastin “Reket”, përveç Janevës në paraburgim janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Bojan Jovanovski- Boki13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec.