Katica Janeva në Klinikën e “Zhan Mitrevit”, ja nga çka është në rrezik?

0

Ish-Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva sot është shtruar në klinikën “Zhan Mitrev” për ndjekje të mëtejme, si paciente me dyshimin se është në gjendje para infarktit, deklaroi për MIA-n avokatja e saj Irena Fërçkoska. Gjendja shëndetësore e Janevës, sipas Fërçkoskës, është e keqe dhe ajo ankohet për tension të lartë dhe anksiozitet të përgjithshëm. Janeva paraprakisht ka pranuar terapi përkatëse në ambulancën e burgut, ndërsa ky është kontrolli i saj i parë jashtë burgut. Paraprakisht, mbrojtja e Janevës kërkoi që paraburgimi t’i zëvendësohet me arrest shtëpie, por Gjykata e refuzoi këtë kërkesë. Janeva është e piketuar në aferën “Reket” dhe është duke e vuajtur masën paraburgim në “Shkup”.