Katica Janeva si u kishte dhënë para të majme edhe të afërmve të saj, zbardhen emrat

0

Katica Janeva përveç përfitimeve të saj nga rroga e larta dhe bonuset speciale, ajo gjatë kohës si kryeprokurore e Prokurorisë Publike Speciale kishte rehatuar dhe u kishte ofruar benefite edhe familjarëve të saj, përmes rrogave dhe parave të majme. Sipas një komunikate të VMRO-DPMNE, Janeva kishte marrë për shofer të saj familjarin e saj Vili Janev, i cili kishte përfituar 30 mijë euro. Në regjistrin e përfituesve të parave përmendet edhe vajza e Vili Janev, Sllobodandka, e cila ka marrë 1600 euro, edhe pse gjatë kohë jeton në SHBA. Më tej nënvizohet se Janeva ka ndarë para edhe për Vilma Petkova, motra e ish-koleges së saj dhe kryetares aktuale të Gjykatës së Gjevgjelisë. Vilma Petkova siç shkruhet ka marrë 15 mijë euro. Rast tjetër është Gjorgje Delixhakov, nipi i motrës së saj, që ka përfituar 28 mijë euro. Janeva është kujdesur edhe për Metodi Cilkov, bashkëshorti i drejtoreshës së Spitalit të Psikiatrisë së Gjevgjelisë, Luba Cilkova. Ai ka përfituar 26 mijë euro, ndërsa siç dihet është ai mjek që i ka dhënë pushime mjekësore Katica Janevës, përcjell INA, duke u thirrur në komunikatën e partisë opozitare. Në mesin e përfituesve përmendet edhe Ilija Avramovski, inspektor policie në Gjevgjeli, i cili ka marrë 59 mijë euro. Bashkëshortja e tij Jasminka është komandante e stacionit policor kufitar Bogodoricë, shkruan VMRO-DPMNE. (INA)