Katica thotë se është krenare për punën që ka bërë, nuk pranon se është fajtore

0

Katica Janeva, ish-kryeprokurorja speciale ka theksuar sot në seancën e gjyqit se nuk ndjehet fajtore dhe se është krenare bashkë me ekipin e saj të prokurorëve për punën që kanë bërë me Prokurorinë Speciale.
“Unë nuk ndjehem fajtore. Prokuroria nuk ka prova kundër meje. Unë jam krenarë me Prokurorinë Speciale dhe ekipin e këtij institucioni. Unë së bashku me ekipin i kemi punuar 171 lëndë, që tani janë transferuar në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion”, deklaroi Janeva, gjatë seancën për rastin “Reket”, përcjell INA. Ajo theksoi se shpreson që proceset e filluara gjyqësore nga PSP do të finalizohen. “Shpresoj që të gjithë prokurorët dhe hetuesit të vazhdojnë me punë, për ndjekjen e krimit të rëndë dhe korrupsionit. Unë kam punuar në mënyrë të ligjshme dhe në asnjë moment nuk kam ndërmarrë ndonjë veprim të kundërligjshëm. Unë me familjen time gjatë katër viteve të kaluara kemi qenë në rrezik të madh, por mburrem me këtë. Unë ecë me kokën lartë, i shoh njerëzit në sy dhe jam krenarë për atë që e kam punuar. Shpresoj i nderuar trup gjykues të mos frikësoheni nga fjalët e prokurores Ruskovska “do ju shkund deri në brekë”, ka thënë Janeva me rastin e fillimit të procesit gjyqësor, ku bashkë me të janë edhe Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Kiçeec, i cili pranoi fajësinë. Sipas akuzës, Kiçeec dhe Boki 13 me aminin e Katica Janevës kishin kërkuar 8 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për ta shpëtuar nga ndjekja penale për rastin “Perandoria”. Kamçev paraprakisht i ka paguar 1.5 milionë euro, ndërsa Prokuroria ka arritur që të dëshmojë se ku ka përfunduar një pjesë e parave. Janeva është e akuzuar për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”, me ç‘rast mund të dënohet me burg së paku 3 vjet. Boki dhe Kiçeec mund të dënohen me burg prej 1 deri 10 vjet për përfitim të shpërblimeve për ndikim të paligjshëm.(INA)