Ambasadori Walker bashkë me dy gazetarët Beqir Sina dhe Ilir Ikonomi nderohen nga Bashkia e Kavajës

Picture of Ina Online
Ina Online

17/01/2025

Marseda Qefalia/ATSH

Bashkia e Kavajës ka dekoruar me certifikatë mirënjohjeje, William G. Walker, ish-shefin e misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë gjatë luftës, i cili ishte i pari që e dëshmoi masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Certifikata e Mirënjohjes iu dha Walker nga kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, me motivacionin “një shenjë mirënjohje për kontributin si ambasador, diplomat, humanist dhe avokat i vendosur i kauzës së Kosovës”.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili në fjalën e tij tha se “në muret e historisë së këtij kombi, ambasadori Walker është jo vetëm një hero i Kosovës, por është një hero i Shqipërisë dhe hero i çdo shqiptari, pasi ai ka bërë për lirinë kombëtare, si individ, ka dhënë një kontribut që shqiptarët nuk i dalin borxhit kurrë”.

Më tej Berisha shtoi se “pa qëndrimin tuaj, pa guximin, pa ndershmërinë tuaj, ndoshta historia e Kosovës nuk do ishte kjo që është sot”.

Më certifikata mirënjohjeje u vlerësuan nga bashkia Kavajës edhe dy gazetarët Ilir Ikonomi dhe Beqir Sinën.

Kryedemokrati tha se dy gazetarët janë “personalitete të shquara të shqiptarëve jashtë vendit”.

“Ilir Ikonomi është një nga gazetarët, publicistët, por edhe në fakt edhe historianët më të shquar të vendit. Zëri i Amerikës luajti një rol të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste si burim i vetëm informimi e inkurajimi i shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

“Beqir Sina, përfaqësues i asaj shtrese që u sakrifikua, u martirizua për vlerat më të arrira të njeriut, të asaj shtrese që pas Luftës së Dytë Botërore do përjetonte kampet e përqendrimit, të ngritura me modelin e kampeve naziste, me qëllim të vetëm, shfarosjen e shtresës armike. Kjo është e vërteta. Beqir Sina përfaqëson atë shtresë, e cila si elitë e kombit, u projektua të zhdukej, të mos ekzistonte”, tha Berisha.

“Beqir Sina, një gazetar i talentuar, por edhe shkrimtar, me veprat e tij ka plotësuar serinë e veprave të letërsisë sonë ‘Rrno për me tregue’, pa të cilën letërsia e Shqipëria dhe historia e saj do ishin gjysmane. Madje jo vetëm gjysmake, por edhe e turpëruar se ai ishte një realitet shumë dramatik”, u shpreh Berisha.

I pranishëm në ceremoninë e dekorimit të të organizuar nga Bashkia Kavajë dhe Shoqata e të Përndjekurve AntiKomunistë, ishte edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

TË FUNDIT

Ferhan Hasani i jep fund karrierës

Sa do të fitojnë pilotët e Formula 1 këtë vit? Ja kush ka rritur dhe kush ka ulur rrogën

Më i madhi në botë/ Shkencëtarët çekë zbulojnë në jug të Shqipërisë liqenin termal nënujor! Pamjet mbresëlënëse të mrekullisë natyrore dhe emri që iu vendos

Kush mund ta ndalojë Donald Trumpin?

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Akuzë ndaj katër personave për keqpërdorimet në lidhje me fasadën dhe ndriçimin e objektit të qeverisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË