Kazino afër çerdhes në Tetovë, reagon drejtori

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/02/2022

Në afërsi të çerdhes më të madhe në Tetovë “Rinia” është duke u hapur një kazino, në hapësirat e ish-fabrikës “Teteks”, dhe kjo është shumë pengesë për çerdhen por edhe për prindërit që i lënë fëmijët në këtë çerdhe për qëndrim ditor.

“Për neve si institucion ky është një fenomen shumë i keq, pasi e dimë se këto fenomene janë shumë të këqija edhe për shoqërinë tonë. Ne si institucion jemi kundër që të hapet ky objekti afër nesh. Gjatë sezonit të verës ne i kemi fëmijët jashtë dhe fëmijët do të vërejnë fenomene të këqija që mund të ndikojë edhe tek ata negativisht. Poashtu edhe të punësuarit” thotë mes tjerash ushtruesi i detyrës drejtor i çerdhes “Rinia”, Buran Iseni.

Ai gjithashtu thotë se gjatë aktiviteve jashtë çerdhes fëmijët mund të ndikohen nga veprimtaritë devijante të kësaj veprimtarije.

Ai ju bën ftesë institucioneve lokale dhe shtetërore për të ndërprerë këtë veprimtari në afërsi të çerdhes.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shpetim idrizi

Idrizi: Ka biznesmenë që mburren se fituan 300 mln euro në Shqipërinë e varfër

bolton

John Bolton: Nëse Donald Trump fiton, do të dalë nga NATO

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

INFO

NA NDIQ