Kazinot në Maqedoni: Argëtimi që u bë kërcënim për shoqërinë?!

Picture of INA
INA

08/10/2024

A e keni ditur se luajtja bixhoz është një çrregullim mendor që mund të ndikojë në shumë aspekte të jetës suaj, ndërkohë që tani, është më afër jush se asnjëherë më parë!

Do pyesni pse? Mbase, mungesa e rregulloreve apo vullnetit të qeverisë për t’u marrë me këtë problematikë, solli situatën në një pikë ku në Maqedoninë e Veriut, kazinotë i gjejmë pranë shkollave, universiteteve, zonave urbane, pranë lokaleve të kredive të shpejta, duke u mundësuar njerëzve të ndjekin fitoren e radhës, që… nuk vjen kurrë.

Për shkak të stigmave ndaj personave që luajnë lojëra të fatit, në RMV, është shumë e vështirë të sigurosh informacione apo të dhëna mbi numrin e saktë të këtyre “lojtarëve”, por, sa u përket numrit të kazinove, sipas një hulumtimi të Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike, mbi numrin dhe të hyrat e kompanive që organizojnë lojëra të fatit, thuhet se në RMV, ekzistojnë përafërsisht 1.416 pika në të cilën qytetarët mund të luajnë lojëra të fatit, apo mesatarisht 18 pika për çdo komunë.

Ndërsa sa u përket të hyrave totale të vitit 2022, ato arritën deri në: 690.885.917 euro…

Çfarë mendoni se i bënë kazinotë e RMV-së, të kenë aq shumë të hyra?

Mbase, mbyllja e tërësishme e kazinove në Shqipërinë dhe Kosovën fqinje në vitin 2019. Në Shqipëri mbyllja erdhi, për të reduktuar varësinë dhe ndikimin social. Ndërkohë në Kosovë, si pasojë e dy vrasjeve që ndodhën brenda objekteve të kazinove.

Dhe, fatkeqësisht, Shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, tani po bëjnë rrugën e tyre për në Maqedoninë e Veriut, ku dritat e neonit shkëlqejnë më shumë se asnjëherë më parë! Gjevgjelia është një tjetër qytet në RMV, i cili ndodhet në pjesën juglindore të Maqedonisë së Veriut, afër kufirit me Greqinë.

Dhe qytetarët grekë, kryesisht për shkak të rregulloreve më të buta, si dhe taksave më të ulëta në krahasim me Greqinë të cilat variojnë nga 15 deri 35%, në varësi të asaj se çfarë fitojnë, udhëtojnë deri në Gjevgjeli për ta provuar fatin e tyre.

Por, le të qartësojmë diçka.

Të ardhurat milionëshe nga lojërat e fatit, nuk vijnë vetëm nga shtetas të huaj. Pjesa më e madhe e kazinove të RMV-së, i kanë edhe vizitorët e tyre lokal, që, sipas shumë studimeve të bëra në botë, tregojnë se sa më e madhe varfëria, aq më i madh është numri i pikave të basteve dhe kazinove.

A mund të jetë ky rasti edhe në RMV?

Përderisa, ligji për mbylljen e tërësishme të kazinove ngelet në mëshirë të fatit, aktualisht në parlamentin e RMV-së, vazhdimisht zvarritet edhe projektligji për vendosjen në një distancë prej jo më pak se 500 metra nga shkollat ​​fillore dhe të mesme.

A e keni ditur gjithashtu se, në RMV, ekziston Organizata e vetme Anti-Bixhoz, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë, të cilët, për pothuajse një dekadë, mundohen që të largojnë këtë dukuri nga vendi, dhe për TRT Balkan, ata shprehën shqetësimin e tyre, duke theksuar se kjo është një shkatërrim ndaj rinisë së vendit.

“Ky është degjenerim i gjeneratave të reja, shkatërrim i rinisë, pastaj nuk është rastësi që të rinjtë ikin nga RMV-ja. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë që (kazinotë) të zhvendosen nga qytetet si fazë e parë, dhe më pas do të shohim se çfarë rezultate do të sjellë kjo.” tha Jushi Emërllahu, bashkëthemelues i Lëvizjes “Anti-Bixhoz”.

Dhe krejt për në fund… Dritat shumënjyrëshe, lojërat atraktive, pijet falas, mungesa e orës – të gjitha janë pjesë e planit.

Planit, për t’ju mbajtuar të fokusuar në një gjë: të humbisni veten në lojë… dhe të humbisni gjithcka, me kuptimin e plotë të fjalës!/trt

TË FUNDIT

Gjendet tre persona të vdekur në Shkup

Gashi: Nga 14 nëntori do të fillojë diskutimi për buxhetin 2025

Memedi: Nga periudha që jam emëruar drejtor është ulur për tre herë numri i vdekjeve të fëmijëve

Mexhiti, komunave: Aplikoni me projekte, 50 milionë euro tjera në dispozicion të komunave

Vdekja e fëmijës 5 vjeç, VLEN: Turp dhe haram ju qoftë! BDI abuzon me dhimbjet dhe tragjeditë e qytetarëve

Luizi dhe Kiara këndojnë së bashku në veturë (video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË