Kazinotë dhe bastoret: Stop ligjit – pa punë mbeten 10.000 njerëz!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16 Mars, 2023

NËSE KALON LIGJI PARALAJMËROJNË PROTESTA

Deputetët të mos I pranojnë ndryshimet e propozuara të Ligjit për lojra të fatit, të njëjtat të tërhiqen nga Kuvendi dhe të ketë debat të gjerë për këtë temë – kanë kërkuar përfaqësuesit e Asociacionit për Lojra të Fatit dhe të Bastoreve Sportive, njofton KlanM.

Në të kundërtën, sic paralajmëruan, do të organizojnë protesta, pasi me mbylljen e kazinove dhe bastoreve, sic thanë, do të mbyllen shumë vende pune.

“Në ndërgjegjen e deputetëve janë lënë fatet e 10.000 familjeve nëse votohen këto ndryshime. Përkundër thirrjes publike, Sekretariati për Cështje Evropiane nuk dha përgjigje për këto dilemma; Cila direktivë e BE-së parasheh mbylljen e lojrave legale të fatit? Cila direktivë e BE-së parasheh që 10.000 punëtorë të mbeten pa vende pune” – tha Goran Stoimenov, APIS.

Ndryshimet ligjore janë në rend dite në seancën plenare. Ata, sic njofton KlanM, janë dorëzuar me flamur evropian.

VMRO-DPMNE para nisjes së seancës së Kuvendit ka akuzuar Qeverinë se po keqpërdor flamurin evropian.

Deputeti Mile Lefkov, duke u thirrur në informacione të informatorëve, sic percjell KlanM, theksoi se ndryshimet ligjore I ka shkruar një Zv/Kryeministër, sic tha, për të rritur pasurinë e tij.

Ai ka akuzuar Artan Grubin se paraprakisht ka tentuar futjen e formimit të video-lotarisë paralele shtetërore, por pasi kjo është ndaluar nga VMRO-DPMNE-ja tani përpiqet që në këtë mënyra ta realizojë qëllimin.

Lidhur me ndryshimet ligjore, sic percjell KlanM, ka reaguar edhe Ambasadori austriak Georg Vucas – vendi nga vijnë organizatorët më të mëdhenj të lojrave të fatit në vendin tonë. Paradokohe përmes një letre jo të zakonshme është shprehur për përdorimin joadekuat të flamurit evropian. /KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1744

Bumçi akuza Ramës: Qëndrimet e tij dobësuan Kosovën, e izoloi me Ballkanin e Hapur

IMG_1737

Fushatë me fotomontazhe ndaj gazetarëve Buzhala, Kabashi dhe Hamidi, reagon AGK

IMG_1736

Guxo: Mbështesim qëndrimin e institucioneve të Kosovës, kryetarët e komunave duhet të punojnë nga zyrat!

Ramush-Haradinaj-5

Haradinaj: Kurti paraqet rrezik për vendin, të largohet menjëherë nga Qeveria

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

tome-gashi

Gashi: Njëri nga arrestuarit në Veri është gjeneral serb…

IMG_1732

Kryeministri Kurti sot duhet mbështetur më shumë se asnjëherë!

Aksidenti-600x360

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër, një i vdekur dhe disa të lënduar

INFO

NA NDIQ