KE lëshon këstet e dyta për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut

Picture of Ina Online
Ina Online

16/10/2025

Komisioni Evropian ka lëshuar fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Bëhet fjalë për këstet e dyta nga pakoja evropiane e rritjes për të gjitha shtetet e rajonit.

Një pjesë e fondeve të lëshuara shkon drejtpërdrejt në buxhetet shtetërore, ndërsa pjesa tjetër përdoret për projekte infrastrukturore, përfshirë transportin, energjinë e pastër, zhvillimin digjital dhe kapitalin njerëzor.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është paketa më ambicioze evropiane për rajonin, që synon dyfishimin e ekonomive të gjashtë shteteve gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm. Pakoja ka një vlerë prej 6 miliardë eurosh dhe mbulon periudhën 2024–2027.

Nga kjo shumë, 2 miliardë euro janë grante pa kthim, ndërsa pjesa tjetër jepet në formën e kredive të favorshme.

Ndërkohë që disa shtete të rajonit kanë marrë tashmë këstin e dytë nga kjo pako, Kosova nuk ka përfituar ende asnjë mjet financiar, si pasojë e mungesës së institucioneve funksionale në vend, pasi marrëveshjet për kredi duhet të prezantohen nga qeveria dhe të ratifikohen nga Kuvendi.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila vizitoi Kosovën të mërkurën, ka ritheksuar para bashkëbiseduesve të saj domosdoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve, në mënyrë që edhe Kosova të nisë të përfitojë nga kjo pako./RTK

TË FUNDIT

Uria e Fisnik Asllanit: Mezi po e pres marsin, duam të shkojmë në Botëror

Granit Xhaka pas ndeshjes i dëshpëruar: “Më dhemb kur më fishkëllejnë këtu, nuk e kisha menduar kurrë”

Azem Vllasi: PDK po kalon përçarje të brendshme, të pakënaqurit mund ta votojnë qeverinë Konjufca

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës: Po luajmë futbollin më të bukur ndonjëherë

Kuvendi thërret dy seanca, njëra për buxhetin e tjetra për Qeverinë

Gjykimi për zjarrin në Koçan, provë për gjyqësorin dhe besimin në drejtësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË