KE: Shqipëria synon mbylljen e negociatave të anëtarësimit me BE në vitin 2027

Picture of Ina Online
Ina Online

30/10/2024

Komisioni Evropian mbështet ambiciet e Shqipërisë për të mbyllur kapitujt negociues me BE-në, në fund të vitit 2027. Në raportin e KE-së vlerësohen përpjekjet e Shqipërisë, edhe pse cilësohen si të “kufizuara”. Më e vlerësuara është puna e SPAK, e cila nxitet të vijohet me goditje të zyrtarëve të lartë, të përfshirë në afera korruptive. Komisioni Evropian vlerëson progresin në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, megjithëse ende korrupsioni, ndërhyrjet politike në drejtësi, mungesa e dialogut konstruktiv dhe reformat e pa miratuara, shihen me shqetësim nga Komisioni Evropian.

Raporti i KE-së për Shqipërinë

“Qeveria shqiptare ka shpalosur objektivin e saj për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe Komisioni është gati të mbështesë këtë objektiv ambicioz. Për të arritur këtë qëllim, është vendimtare që autoritetet të intensifikojnë më tej ritmin e reformave të orientuara drejt BE-së, kryesisht sundimi i ligjit, të konsolidojnë performancën e organeve ligj zbatuese, të luftojnë me efikasitet korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të promovojnë të drejtat themelore, përfshirë lirinë e medias, të drejtën e pronës dhe të pakicave”.

Sa i përket Kosovës, Komisioni Europian vlerëson përparimin e Prishtinës dhe e inkurajon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në dokumentin për Kosovën thuhet se autoritetet e vendit mbeten të përkushtuara në rrugën drejt integrimit evropian. Sipas raportit, Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa mjedisi i biznesit në vend është përmirësuar, po ashtu. Në këtë dokument, Kosova inkurajohet t’i intensifikojë përpjekjet e saj për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes. Raporti thekson se tensionet në veri të Kosovës kanë vazhduar si pasojë e sulmit të dhunshëm kundër Policisë së Kosovës nga sulmues të armatosur serbë, më 24 shtator të vitit 2023. Sulmin në Banjskë, Raporti i Progresit e cilëson si “përshkallëzimin më të rëndë në vitet e fundit”. Kosova dhe Serbia porositen nga KE-ja se normalizimi i marrëdhënieve mbetet kusht thelbësor në rrugën e tyre evropiane dhe se të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme, në mungesë të përparimit në këtë drejtim. Brukseli ka thënë se Serbia i ka shkelur detyrimet e saj nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar një projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”. Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massralli, tha se duke bërë kështu, Serbia ka vepruar në kundërshtim me zotimet e saj në dialogun me Kosovën nën ndërmjetësimin e bllokut. Ajo i bëri thirrje Serbisë ta rishqyrtojë këtë projektligj, i cili kërkon themelimin e një prokurorie speciale dhe një trupi gjykues special “për t’i ndjekur penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.

TË FUNDIT

Minçev nuk e përjashton mundësinë për zvogëlimin e numrit të të punësuarve në administratë: Preferojmë riedukimin

Kasami: Në zgjedhjet lokale shkojmë bashkë, VLEN-i punon në drejtim të shkrirjes në një parti

Vitin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijnë autoblindat “Stryker”

Ja emri më i përfolur për sekretar shteti, senatori që do t’i prijë diplomacisë amerikane

Biserko zbulon çka mund të ndodhë me ardhjen e Trumpit

Musk e quan budalla kancelarin gjerman

ME TE LEXUARA

1

Ja emri më i përfolur për sekretar shteti, senatori që do t'i prijë diplomacisë amerikane
1
Biserko zbulon çka mund të ndodhë me ardhjen e Trumpit

LEXO MË SHUMË