KE: S’ka negociata pa ndryshime kushtetuese

Iliria News Agency
Iliria News Agency

4 Prill, 2023

Maqedonia e Veriut, ashtu si dhe Shqipëria ndodhen aktualisht në fazën e parë të hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Bëhet fjalë për fazën e ekzaminimit të legjiclasionit përkatës të të dyja vendeve përballë legjislacionit të BE-së.

Kjo fazë njihet ndryshe me termin “sceening” dhe përfshin dhe pjesën e ekzaminimit bilateral ( bilateral screening), që ka të bëjë me mënyrën që secili vend vendos të bëjë përafrimin me legjislacionin europian.

Siç e ka rikujtuar edhe zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero Hernandez, kjo fazë pritet të vazhdojë deri në fund të vjeshtës të këtij viti dhe më konkretisht në nëntor 2023, njofton korespodentja e Tv Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj.

Faza e dytë që vijon “screening” është konferenca e dytë ndërqeveritare BE-Maqedoni e Veriut dhe BE-Shqipëri dhe ajo është kyçe. Kjo pasi ajo shënon hapjen konkrete të negociatave me BE-në dhe ka të bëjë me aprovimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së për çdo grupkapituj, që lidhen me fusha kyçe të reformave.

Por Maqedonia e Veriut nuk mund të futet në këtë fazë pa aprovuar amendamentet kushtetuese, siç e ka artikuluar dhe Ana Pisonero Hernandez:

“ Përveç procesit të screening, lëvizja e dytë që pritet është aprovimi i amendamenteve të Kushtetutës së vendit, në mënyrë që vendi të mund të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare. Kjo është ajo që mund t’ju them tani për Maqedoninë e Veriut” – ka deklaruar Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së.

Detajet mbi analizën e reformave të vendeve aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian, përfshirë Maqedoninë e Veriut do të prezantohen shkurtimisht gjatë raportit të majit të Komisionit Europian, ndërsa ato të zgjeruara do të prezantohen si çdo vit gjatë publikimit të paketës së zgjerimit në vjeshtë dhe konkretisht në tetor 2023./Erisa Zykaj – Tv Klan Bruksel/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

foto-autostrada-korridori-8

Një ndërmarrje shtetërore fitoi më shumë se bankat më të mëdha maqedonase

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

dash-1

Tentuan ta destabilizojnë Ballkanin, SHBA-ja sanksionon shtatë rusë

Pence Mike Pence

Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

kasami

Kasami: ASH degjeneroi, po përgatitë anëtarësinë për koaliconin me BDI-në

alternativa

AlternAtivA: Shqiptimi i dënimeve për djegien në spitalin modular në Tetovë është djegie e dytë

INFO

NA NDIQ