Kearns e ripërsërit: Burimet ushtarake më kanë thënë, armët nga Serbia hyjnë në Kosovë

Picture of INA
INA

05/07/2023

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka ripërseritur se armët nga Serbia po kontrabandohen në Kosovë. Sipas saj këta persona duhet të hetohen nga kush po financohen dhe kush po i organizon.

Kearns ka thënë se në takimin me kryeministrin Kurti ka folur për hapat e mëtutjeshëm për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës, ajo ka theksuar se Beogradi nuk është e interesuar për shtensionim të situatës, ndërkaq ka shtuar se nuk e pranon siç ka thënë “ Bosnjëzimin e Kosovës” dhe se është kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ajo ka konfirmuar deklaratën e saj se armë nga Serbia po hyjnë në veriun e Kosovës.

“Burimet ushtarake kanë qenë shumë të qartë me mua se ka armë që po vijnë përtej kufirit. Deklarata e KFOR-it nuk thotë që nuk ka armë matanë kufirit, duke kaluar nga kufiri, nga Serbia dhe Kosova veriore, sepse ata e dinë që ka. Ata kanë folur specifikisht për incidentin e vitit 2022 kur KFOR-it i ishte thënë se armët që kishin ardhur në ambulanca dhe ishin vendosur në kisha. Tash, unë ju besoj shumë njerëzve që kam folur me ta, që kanë qenë në vend të ngjarjes dhe i kanë parë ata vet dhe ne të gjithë e dimë, siç e kemi parë dhunën e tmerrshme ndaj ushtarëve të KFOR-it së fundmi dhe se ka municione duke u sjell në veri të Kosovës”, ka thënë Kearns për RTV21.

TË FUNDIT
12 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
1 ditë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon
1 ditë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
2 ditë
Sondazh befasues për AAK-në dhe Nismën – por vjen një parashikim i keq për Haradinajn e Limajn – ja maksimumi i votave që mund të marrin!
3 ditë
Ja sa banorë ka Kosova, shpallen rezultatet paraprake nga ASK (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1 ditë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
1 ditë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon
12 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

LEXO MË SHUMË

trump sulm

Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

DASH Uashington Departamenti

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

milo gjukanoviq gjukanovic

Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij

Ramush haradinaj fatmir Limaj

Sondazh befasues për AAK-në dhe Nismën – por vjen një parashikim i keq për Haradinajn e Limajn – ja maksimumi i votave që mund të marrin!

sheshi prishtines

Ja sa banorë ka Kosova, shpallen rezultatet paraprake nga ASK (VIDEO)

euro

Qytetari e gjen çantën me mbi 7 mijë euro, e dorëzon në polici

Pjeter-Shala-850x472-1

Më 16 korrik shpallet aktgjykimi ndaj Pjetër Shalës

vjosa osmani okb un

Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin

kurti mediat

Kurti: Masakra e Srebrenicës ishte paralajmërim i gjenocidit në Kosovë

INFO

NA NDIQ