Këlliçi: Jam i përgatitur për t’i shkuar ‘betejës’ deri në fund!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15 Prill, 2023

Belind Këlliçi e di se sfida të cilën ka marrë përsipër nuk është ndër më të lehtat për të. Përpara ka një sistem shumë kompleks, shumë të fuqishëm që ka bërë shumë para… Por Belindi duket se do të jetë rivali më pak i preferuar për establishmentin politiko-qeveritar në 14 maj.

“Janë makineri paraje dhe propagande. Motivim i jashtëzakonshëm për t’u përballur me këtë makineri”, u shpreh Belind Këlliçit në “A Show” me Adi Krastën, në Syri Tv ku ishte i ftuar së bashku me të fejuarën e tij Anna Shkreli.

Ai tregon se asnjëherë nuk është dorëzuar përballë diçkaje dhe një nga tiparet që Anna vlerëson tek ai, rrëfen Belindi, është insistimi dhe vendosmëria.

“Këmbëngulja ime për t’i shkuar betejave deri në fund Annën e ka impresionuar shpesh herë”, shton ai.

Premtimi i tij është se do t’i shojë betejës deri në fund pa kompromis, për t’u përballur me regjimin që është shndërruar në pengesa kryesore për qytetarët dhe jetën e tyre.

“Në këtë pikë ku jemi sot, ku të rinjtë e shohin të pamundur mbijetesën, përballjen me këtë regjim, me sistemin që është ngritur që ta pamundëson jetesën në Tiranë, as mund ta çojnë një pjesë e të rinjve në mend që mund të përballen me makinerinë dhe ta mposhtin makinerinë, për mua ky është dhjetëfish motivim. Për të dhënë të paktën shembullin, modelin tim personal që unë kësaj beteje do t’i shkoj deri në fund pa asnjë kompromis, siç e thonë amerikanët dhe britanikët shpesh herë “The underdog”, nuk e kam problem fare, për t’u përballur dhe për t’ia dalë deri në fund”, thotë Këlliçi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edi-rama

Situata në veri, Rama: Kjo nuk e ndihmon Kosovën, mos ecni në këtë shteg të rrezikshëm

kufi-morine

Shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë

ruset gramsh

U arrestuan për spiunazh, lirohen 2 rusët dhe ukrainasi

Rama Grenell

Grenell takon Ramën: Duhet ta lirojmë sa më shpejtë Thaçin nga burgu

Foshnja_2

VIDEO/Si po shuhet Shqipëria, lindjet në nivelin më të ulët historik

basha berisha

Berisha: “Është vegël e Ramës”, Basha i përgjigjet: Shpik armiq për të fshehur dështimin

erion veliaj tirana

Veliaj, falënderime për votën/ “Votat për kryetarin, njësoj me votat për PS”

erlin lala

Durrsaku që sfidon Rusinë, mbjell 137 hektarë drithëra: Të hamë bukë shqiptare!

sali-berisha

Berisha: Blerësi më i madh i votave është Edi Rama

INFO

NA NDIQ