Kelmendi: “Ballkani në rrezik për luftë”/ Ky është skenari që po përgatitë Serbia!

Një nga temat më të përfolura nga opinion publik mbetët liberalizimi i vizave. Ku presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave mirëpo që pengesë po mbetën shtetet të cilat nuk e kanë e njohur Kosovën.

“Nga gjendja në BE-s duhet të besohet që është koha për liberalizim të vizave për Kosovën. Këtu, natyrisht, cështja është tek Franca, Holanda, Spanja e disa shtete, të cilat Kosovën nuk e kanë njohur. Mirëpo, duke qëndruar nën presionin e RF të Gjermanisë dhe të Austrisë, mendohet se Franca do të jep ngjyrën e gjelbërtë për liberalizim të vizave. Ndërsa, fakti se a do të nxirret vendimi tash në tetor, më 13 në Prag të Çekisë, është ende e pa qartë”, u shpreh ai.

Profesori më tej, thotë që edhe çështja e pazgjidhur me Serbinë ka arritur të sjellë ndikim në mosliberalizim të vizave.

Gjithashtu ai cek që qëndrimi i Serbisë karshi agresionit rus, na lë të kuptojmë që Ballkani është në rrezik për luftë.

“Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim tash e disa vite. Mos liberalizimi ka ardhur për shkak të mos suksesit të dialogut me shtetin serb. Pa ndonjë vendim, de-fakto që ndërlidhur nga Franca liberalizimi me dialog. Me agresionin rus në Ukrainë dhe me pozitën e rrezikshme të Serbisë në raport me agresionin, duke mos i aprovuar sanksionet e BE kundër Rusisë dhe duke bërë marrëveshje me shtetin rus për unifikim të politikës së jashtme, sikundër edhe duke rrezikuar me luftë Ballkanin Perëndimor, duket se kemi një reflektim nga disa shtete në raport me Kosovën. Këtu buron edhe prognoza për liberalizim të vizave më 13 tetor! Por, edhe nëse nxirret ky vendim, deri te realizimi kalojnë muaj të tërë pa u zbatuar. Është në praktikën e BE-së një zvarritje e gjatë e zbatimit të vendimit të BE-së”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.