Këmbanat e alarmit bien te Real Madridi: Bellingham rrezikon…

Picture of Ina Online
Ina Online

18/02/2025

Këmbanat e alarmit po bien në Madrid: Jude Bellingham rrezikon një pezullim prej 12 ndeshjesh pas përjashtimit të tij me karton të kuq në barazimin e Realit në Osasuna fundjavën e kaluar, në një ndeshje që korrespondon me ditën e 24-të të La Ligës spanjole.

Gjyqtari José Luis Munuera Montero i tregoi një karton të kuq drejtpërsëdrejti ndërkombëtarit të Anglisë, duke pretenduar në raport se lojtari iu drejtua atij në mënyrë mosrespektuese, veçanërisht duke përdorur fjalët “Fuck you”.

Bellingham është mbrojtur kundër akuzave duke thënë se ai nuk tha atë që u përmend, duke theksuar se kishte mungesë mirëkuptimi nga ana e gjyqtarit.

Sidoqoftë, Kodi Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjol (RFEF) është mjaft i qartë në këto situata. Sipas nenit 94, kushdo që “fyen, ofendon ose i drejtohet arbitrit kryesor, ndihmësve, arbitrit të katërt, drejtuesve apo autoriteteve sportive me terma apo qëndrime fyese, përveç rastit kur përbën një shkelje më të rëndë, do të dënohet me pezullim nga 4 deri në 12 ndeshje”.

Nëse do të vendoset një ndalim me katër ndeshje, Bellingham do të humbasë ndeshjet e La Ligës kundër Girona, Real Betis dhe Rayo Vallecano, dhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbreetit kundër Real Sociedad.

Në rast të një pezullimi prej 12 ndeshjesh, përveç mungesës së ndeshjeve të ligës kundër Villareal, Leganés, Valencia, Alavés, Athletic Bilbao dhe Getafe, ai gjithashtu nuk do të luajë më në Kupën e Mbretit (ndeshja e dytë e gjysmëfinales kundër Real Sociedad dhe, në rast fitoreje, finalja).

Nëse shkelja e anglezit konsiderohet thjesht si “mosrespektim”, dënimi do të jetë më pak i rëndë, sipas nenit 117. “T’i drejtohesh gjyqtarëve, drejtuesve apo autoriteteve sportive në terma apo me qëndrime mosrespektimi apo mospërfilljeje, për sa kohë që akti nuk përbën shkelje më të rëndë, dënohet me pezullim nga dy deri në tre ndeshje, ose për një periudhë deri në një muaj”.

TË FUNDIT

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

Olsa Muameti flet për Gjestin: Ja në çfarë gjendje e morëm

Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

Valbon Limani përkujton viktimat e Koçanit në Gostivar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË