Këmbanat gjermane: Nëse BE zvarrit Ballkanin, hapet rruga për Rusinë e Kinën

0

Ministri gjerman për Europën Michael Roth ka treguar cilat janë detyrat e shtëpisë qe sipas tij duhet te beje Bashkimi Europian në gjashtëmujorin e ardhshëm me qëllim çeljen e negociatave per Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut.

Në pranverën e vitit 2020, tema duhet të vijë përsëri në axhendën e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Atëherë patjetër duhet ta sqarojmë se i përmbahemi perspektivës së pranimit. Vonesat e mëtejshme do të ishin të papërgjegjshme. Ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Në muajt e ardhshëm, është e rëndësishme të intensifikojmë më tej bashkëpunimin me të dy vendet. BE nuk është mjaft e dukshme në Ballkanin Perëndimor. Komisioni i ri i BE-së më duhet të bëjë rajonin një përparësi kryesore! Ne mund t’i ndihmojmë ata me ekspertë të vijojnë me reformat e nevojshme. Ministri gjerman për Europen paralajmeron rrezikuen e nderhyrjes nga aktore te tjere nese Keshilli Europian nuk korrigjon vendimin per negociatat. (INA)