A është koha e të fortëve, e mos funksionimit të ligjit, institucioneve, policisë apo shërbimit karrotrec?
Ky është realiteti në Tetovë! Këmbësorët, por edhe vozitësit, për çdo ditë duhet të përballen me vetura që kanë zënë vendkalimin e këmbësorëve, semaforët, rrethrrotullimet dhe udhëkryqet.
Pamjet që po shini janë bërë vetëm brenda disa minutave dhe vetëm një pjesë të qytetit.
E pyetëm kryetarin e komunës se nëse është koha e të fortëve apo nuk po funksionojnë autoritetet që duhet ta rregullojnë këtë kaos. As ai nuk e di! Thotë se çdo ditë pyet në polici dhe ndërmarrjen e parkingjeve.
Nga SPB Tetovë thonë se policia është duke sanksionuar ata që parkojnë në vende ku nuk duhet, gjersa lëvdohen me numra për gjobat e vitit të kaluar.
Në Tetovë ndodh që veturat parkohen dhe në bulevardet kryesore dhe pse një gjë të tillë nuk është e lejuar, por ndodh që as policia dhe as ndërmarrja komunale nuk i prekë ato për shkak të mungesës së parkingjeve. Komuna ka në dispozicion tre karrotrecë, por as këto nuk e zgjidhin problemin me keqparkimet në qytet.