Nga e hëna në transportin publik të qytetit përfshihen edhe transportuesit privat, por jo me kapacitet të plotë. Përfaqësuesit e tyre sot deklaruan se në komunikacion do të përfshihen ata transportues që kanë mundësi financiare. Apelojnë te kryetarja e Qytetit të Shkupit, këshilltarët dhe Qeveria në një takim të përbashkët të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për kërkesën e tyre për rritjen e çmimit për një kilometër të kaluar.
“Transportuesit privat do ta japin maksimumin e tyre nga e hëna gjegjësisht do të përfshihemi në orët e hershme të mëngjesit aq sa mundemi, jo me kapacitet të plotë me qëllim që për disa ditë t’ua lehtësojmë qytetarëve në qytetin e Shkupit. Në të njëjtën kohë, shfrytëzojmë rastin t’u apelojmë të gjithë këshilltarëve në Qytetin e Shkupit – Kërkojmë që njëzëri të votohet për rritjen e çmimit për kilometër me qëllim të përmirësimit të gjendjes në transportin publik të qytetit. Me çmim të rritur marrim përsipër të rinovojmë parkun tonë vozitës me autobusë ekologjik të klimatizuar”, tha sot Jovica Zafirovski.