“Kemi 21 vite që punojmë, por…” – Tifozat Kuq e Zi me letër publike pasi Shqipëria u eliminua nga EURO2024

Picture of INA
INA

25/06/2024

“Përfaqësimi i dytë i Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit “EURO 2024” i tregoi më së miri vlerat në rritje jo vetëm të lojës së Kombëtares sonë, por edhe të organizimit të tifozerisë shqiptare”.

Kështu nis letra e Tifozëve Kuq e zi, drejtuar shqiptarëve pasi Kombëtarja u eliminua nga EURO2024, pas një humnje minimale nga Spanja.

Nga Tifozët Kuq e Zi tka kujtuar rrugëtimin e tyre në mbështetje të Kombëtares së Shqipërisë. Kanë kujtuar mirkëpritjen e shqiptarëve në Gjermani.

” Lumi kuqezi i tifozëve tanë me këngë e brohoritje, në përkrahje dhe mbështetje të Kombëtares sonë, u zhvendos nga Dortmundi kundër Italisë, në Hamburg kundër Kroacisë, për ta përfunduar rrugëtimin e vet në Dyseldorf kundër Spanjës. Ishim të shumtë në numër dhe pjesa më e madhe e tifozëve i kanë ndjekur të tria ndeshjet. Erdhëm nga të gjitha anët e globit, nga Amerika e Kanadaja e deri tek Australia e largët; kuptohet se shumica dërrmuese vinte nga Trojet dhe mërgimtarët e shpërndarë në Evropë. Mikpritja e vëllezërve dhe motrave, që jetojnë në Gjermani, ka qenë vërtet e mrekullueshme”, thonë nga Tifozat Kuq e Zi.

Më tej në letër thuhet:

“Ajo çfarë kemi ëndërruar si Tifoza Kuq e Zi dhe për të cilën kemi punuar fort gjatë këtyre 21 vjetëve në përkrahje të Kuqezinjve tanë, si brenda në vend ashtu edhe jashtë, u arrit gjatë këtyre tre ndeshjeve:

1. Shqiptarët u bënë bashkë të veshur KUQ e ZI.

2. Himni Kombëtar u këndua prej të gjithëve.

3. Lojtarët dhe tifozët u bënë NJË.

Do t’i mbajmë mend gjatë emocionet e bukura që na i dhuruan djemtë tanë në fushën e lojës, por do të mbahet mend edhe më gjatë dashuria e pafundme që tifozeria shqiptare e ka për skuadrën e vet të zemrës. Jemi të sigurt se Kombëtarja jonë do të rritet vit pas viti, pasi si drejtimi i ri ashtu edhe lojtarët e rinj premtojnë shumë, dhe ne do të jemi aty krah tyre, si lojtari i 12-të, për t’iu dhënë zemër në fushën e lojës dhe për t’i shijuar arritjet e merituara. Shqiptaria ishte fitimtari i vërtetë i këtyre ndeshjeve, ku treguam edhe njëherë se vetëm bashkë jemi më të fortë!

Një falënderim i veçantë për organizimin e vendtakimeve dhe marshimeve të Tifozave Kuq e Zi në të tria këto qytete, ku luajti Kombëtarja jonë, iu shkon përfaqësuesve tanë të Gjermanisë, të cilët janë përkujdesur që gjithçka të ishte në nivelin më të mirë të mundshëm. Bashkëpunimi me organizatorët e UEFA-s dhe policinë vendore ka qenë i shkëlqyer. Madje, nuk kanë munguar as lavdërimet nga ana e tyre për organizimin dhe sjelljen tejet të mirë të tifozëve jashtë dhe brenda stadiumit.

Pavarësisht vështirësive të ndryshme për këto organizime, për arsye të motit dhe ndryshimeve nga ana e policisë, djemtë dhe vajzat e TKZ-së bënë të mundur që vendtakimet të shndërroheshin në Shqipëri Etnike, pasi pjesëmarrësit ishin të të gjitha trevave. Tifozat Kuq e Zi, me Sabitin në ballë, i kanë prirë marshimeve, ku anëtarëve tanë iu bashkëngjitën një numër tejet i madh i tifozëve shqiptarë në një frymë të lartë bashkimi kombëtar. Aty ishim të gjithë bashkë vetëm për një qëllim: lartësimin e ngjyrave kuq e zi!

Faleminderit nga zemra të gjithëve!

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!”./TV21

TË FUNDIT
1 orë
Argjentina udhëheq listën, ku pozicionohet Shqipëria dhe Kosova?
1 orë
Ndeshja Shqipëri-Kroaci, UEFA e konsideron si një nga më të mirat e Evropianit
4 orë
Federata Angleze e Futbollit mendon për Guardiolën si pasues të Sauthgejt
4 orë
E dashura e Yamalit konvertohet në fenë islame pas lidhjes me yllin e Spanjës?
4 orë
Qeveria argjentinase i thotë Messit të kërkojë falje, kjo është arsyeja

ME TE LEXUARA

1 ditë
Bayern Munich, Dani Olmo plani B për sulmin: klauzola skadon për katër ditë…
1 ditë
UEFA/ Goli i Lamine Yamal kundër Francës, më i bukuri i Euro 2024, Shaqiri i treti
5 orë
Jasir Asani gati të rikthehet në Europë, ja nga i vjen oferta e rradhës!
4 orë
Armando Broja reagon në mënyrë drastike ndaj lojtarit të Chelsea!
4 orë
Heroi i Spanjës në finale shpallet tradhtar në vendlindjen e tij, e ëma nuk lejohet të dalë nga shtëpia
4 orë
Qeveria argjentinase i thotë Messit të kërkojë falje, kjo është arsyeja
4 orë
E dashura e Yamalit konvertohet në fenë islame pas lidhjes me yllin e Spanjës?
1 ditë
Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen e 10 shtatorit, Shqipëri-Gjeorgji

LEXO MË SHUMË

argjentina

Argjentina udhëheq listën, ku pozicionohet Shqipëria dhe Kosova?

shqipri

Ndeshja Shqipëri-Kroaci, UEFA e konsideron si një nga më të mirat e Evropianit

Pep Guardiola

Federata Angleze e Futbollit mendon për Guardiolën si pasues të Sauthgejt

yamal

E dashura e Yamalit konvertohet në fenë islame pas lidhjes me yllin e Spanjës?

Messi Mesi Inter Miami

Qeveria argjentinase i thotë Messit të kërkojë falje, kjo është arsyeja

Mikel Oyarzabal

Heroi i Spanjës në finale shpallet tradhtar në vendlindjen e tij, e ëma nuk lejohet të dalë nga shtëpia

broja

Armando Broja reagon në mënyrë drastike ndaj lojtarit të Chelsea!

jasir asani

Jasir Asani gati të rikthehet në Europë, ja nga i vjen oferta e rradhës!

lamine yamal

UEFA/ Goli i Lamine Yamal kundër Francës, më i bukuri i Euro 2024, Shaqiri i treti

INFO

NA NDIQ