“Kemi qarë nga tensioni”/ Donald Veshaj flet për filmin ‘5 Herë Jo’: Bora, aktore më e mirë se unë!

INA
INA

11/12/2023

Aktori dhe moderatori i njohur, Donald Veshaj, ishte një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Galeria” të “E Diell”, ku dha të tjera detaje ekskluzive nga filmi “5 Herë Jo”.

Filmi me protagonistë çiftin Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të jetë premierë në Cineplexx më 12 dhjetor në orën 19:30. Ndërkohë duke filluar nga 13 dhjetor do të jetë në çdo kinema.

Aktori i dashur për publikun tregoi se si nisi ideja e këtij filmi, ndërsa tha se është një film që do të na bëjë sa për të qeshur aq edhe për të qarë.

“Ideja ka qenë një ëndërr e imja dhe e Borës, një ëndërr në sirtar, që e nxorëm nga sirtari dhe e vendosëm të gjithë në tavolinë për ta parë të gjithë. Nisi me shaka, ne kishim atë brumin e historisë. U ulëm me skenaristët, me Besin dhe Olsin, ishte një proces i gjatë ndërtimi i skenarit. Donim një histori sa për të qeshur aq edhe për të qarë. Mund të them që është një romancë shumë e fortë”, tha ai.

Donadi zbuloi pak edhe për Borën si aktore, për të cilën u shpreh se është më e mirë se ai në aktrim.

“Bora është një aktore më e mirë se unë. Mua më ka surprizuar, të gjithë i ka surprizuar Bora. Kishte një proces shumë të mirë të skenarit dhe aktrimit. Kishte një butësi, një ëmbëlsi, një agresivitet aty ku duhej”, u shpreh Veshaj.

Teksa tha se xhirimet kanë zgjatur diku te 31-32 ditë, aktori shtoi:

“Ka qenë një punë të madhe. Ne kemi një shprehje që filmi mbarohet aty ku fillohet të xhirohet, që të jetë çdo gjë gati. Ka qenë një punë shumë e madhe se e nisëm më lehtë se ç’duhet. Kishim këto dëshirat e mëdha, por kur futesh në proces e kupton se sa punë e madhe është. Për herë të parë ishim në krye të projektit dhe kishim 60 veta staf që ne ishim kokat e atyre”.

Pas kësaj pune, ai tregon se fshihet një lodhje shumë e madhe, ku tregon se me Borën edhe kanë qarë nga tensioni i krijuar.

“Për mua ka qenë vetëm pro, kam pasur një ngarkesë dhe përgjegjësi shumë të madhe. Një përgjegjësi që të ngarkon emocionalisht dhe ti do që ta diskutosh me dikë dhe ku më mirë se me Borën që e kisha pjesë të projektit, që kemi ndarë bashkë çdo gjë. Kemi pas momente që kemi qarë nga tensioni, por më pas duhet të dalësh të bësh njeriun e lumtur, që ti mbash të gjithë njerëzit të motivuar, që t’u marrësh maksimumin atyre”, tha Donaldi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arbbb

Ky postim i Arbana Osmanit do t’ua mbushë sytë me lot

bardhi

Bardhi imiton Erjolën, banorët shkrihen duke qeshur (video)

rike meriton

Degradon debati mes Rikes dhe Meritonit, ky i fundit heq rripin e pantallonave

eros grezda

Ndahet pas një viti martese futbollisti i Kombëtares: Shkak tradhtia (FOTO)

besi xhensila

Xhensila Myrtezaj dedikim Besit pas ndarjes: Doje t’ më jepje mbiemrin…

mihrije braha

Mihrija gati të bëhet gjyshe, por nuk e ka lëshuar aspak veten, po duket tamam si nuse

ledri vula

Klubi i madh spanjoll hap sondazh me këngën e Ledri Vulës

Adelina-Ismajli-600x360

RTK ndërpret transmetimin e emisionit të Adelina Ismailit

640-0-b107a9d4af416cbee8d903cc366df502

Julia debat të ashpër me Eglën: Kam ardhur të të nxjerr ty nga shtëpia

INFO

NA NDIQ