Këngët me të cilat Angela Merkel largohet nga politika

Enver Robelli

Javën që vjen ushtria gjermane me një akt ceremonial do ta përshëndes kancelaren Merkel, e cila do të largohet së shpejti nga posti. Me atë rast Merkel ka shprehur dëshirë që orkestra e ushtrisë të luajë për të tri këngë:
1. Për mua trëndafila të kuq rënçin si shiu nga Hildegard Knef
2. I madhi zot, ty të qofshim falë – Këngë kishtare
3. Ti e ke harruar filmin me ngjyra – Nina Hagen

Këngën e Hildegard Knef po e sjell këtu të përkthyer në shqip. Në fund të poezisë i gjeni tituj e këngëve në gjermanisht. Dhe te komentet nën këtë postim linkun e këngës në Youtube.
Lexim të këndshëm!

Për mua trëndafila të kuq rënçin si shiu

Me 16 thashë qetësisht
Unë dua, dua të jem e madhe, dua të fitoj
Dua të jem e lumtur, kurrë të mos mashtroj
Me 16 thashë qetësisht
Dua, dua gjithçka ose asgjë

Për mua trëndafila të kuq rënçin si shiu pa pushim
Dhe të gjitha mrekullitë më përqafofshin shqim
Bota duhet të ndryshojë
Dhe hallet e saj nga dora mos t’i lëshojë

Dhe më vonë thashë edhe këtë
Dua të kuptoj, shumëçka të shoh, të përjetoj, të mbroj
Dhe më vonë thashë edhe këtë: nuk dua
të jem e vetmuar dhe e lirë dua të jem

Për mua trëndafila të kuq rënçin si shiu pa pushim
Dhe të gjitha mrekullitë më përqafofshin shqim
Butësisht ndaj meje u sjelltë lumturia
Dhe fati im u administroftë nga dashuria

E sot qetësisht them
Duhet të ul kokën, e kënaqur të jem
Por unë nuk mund të dorëzohem
Dhe të mjaftohem
Dua ende të fitoj
Dua, dua gjithçka ose asgjë

Për mua trëndafila të kuq rënçin si shiu pa pushim
Dhe të gjitha mrekullitë më përqafofshin shqim
Larg së vjetrës të lulëzoj
Dhe atë që pritet ta mbaj, ta shtrëngoj
Dua, dua


1. Für mich soll’s rote Rosen regnen
2. Grosser Gott, wir loben Dich
3. Du hast den Farbfilm vergessen