Ilsi Ademi, ka 5 vjet e katër muaj që po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komuniteti shqiptar, shkodranët e Amerikës, ndjejnë një kënaqësi, dhe e uruan përzemërsisht që talenti shkodran u bë pjesë e komunitetit të artistëve shqiptar në Amerikë.
Mirëpo, aq sa ata u gëzuan, u ndjejnë në një keqardhje, që ky talent i spikatur shkodran “ e la Shqipërinë, Shkodrën, që e lindi dhe i dha famë, dhe erdhi në Amerikë. Pra, zgjodhi New Yorku-n, ta fusë në zemër ashtu si dashurinë për Shkodrën, që si thotë ai “Shkodrën, nuk e ndrronë me askendë.” Ilsi, me të ardhur në Amerikë, “prej nga avioni nisi të këndojë dhe më të zbritur, ” ai nisi të marrë pjesë në shumë evente të komunitetit Shqipetar në New York, dhe jo vetëm.
“Çka ka Qellu”, një restorant autentik shqiptar në Stamford (Ct), i showman Ramiz Kukaj, i cili ka mahnitur klientelën e tij, shqiptarët e Amerikës, por edhe amerikanët e turistët e huaj me një botë të re ushqimesh të traditës shqiptare për ta, shoqëruar me dekorime të stilit antik, dhe trashgmnisë e kulturës shqiptar, u bë qendra e koncerteve, çdo fund jave për talentin shkodran Ilsi Ademi.
Kështu ai u bë pjesë integrale e komunitetit shqiptar në SHBA, pjesemarres si kengetar në disa festa kombëtare në zonën e Tri-Shteshit. Ilsi Ademi ka marrë pjesë madje dhe ka preformuar edhe në Albanian Parade, që zhvillohet çdo vjet në zemër të New York-ut, nga shoqata “Albanian Roots” ose Rrënjët Shqiptare, e Marko Kepit./Beqir Sina/INA