Këngëtari nga Struga e paraqet në polici ish-gruan nga Tetova, i hodhi lëndë narkotike në kafe (Emri-Foto)

Këngëtari nga Tetova e paraqet në policia gruan nga Struga, sepse i hodhi lëndë narkotike në pije. Nuk është skenë nga serialet turke ose spanjolle, por rast i vërtetë që ka ndodhur në Strugë.

Këngëtari maqedonas Daniel Kajmakovski ka denoncuar në polici ish bashkëshorten e tij nga Tetova, se dhe i ka hedhur drogë në kafe, deri sa kanë qenë bashkë në park në Tetovë.

Edhe nga Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup kanë konfirmuar se dje kanë pranuar një strugan 38 vjeçar, i cili ka thënë se pasi kanë pirë kafe me ish gruan 25 vjeçare i është perkeqëduar gjendja, transmeton Gazeta Lajm.  Në polici ai e ka akuzuar bashkëshorten se i ka hedhur drogë në kafe.

Ish bashkëshortja eshte ftuar në polici, ku ka mohuar akuzat. Ajo ka thënë se dje janë takuar në Tetovë me Kajmakovskin që ai ta shohë djalin, por fare nuk kanë pirë kafe. Policia po punon për ndriçimin e plotë të rastit./Lajm

Daniel Kajmakovski

https://www.facebook.com/photo/?fbid=292511478907765&set=a.292511462241100