Këngëtari serb në Korçë, ish-ambasadori vjen me një thirrje të rëndësishme për shqiptarët

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ta bojkotojnë Festën e Birrës në Korçë, ku do të merr pjesë këngëtari serb Goran Bregoviҫ.

Lauka ka thënë se Bregoviҫ ishte idhull i kriminelëve serbë, që kryen gjenocid dhe krime kundër njerëzimit kundër shqiptarёve tё Kosovёs, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar bojkotimin edhe të produkteve tё Birrёs Korҫa.

Reagimi i Laukës në Facebook:

Bojkot Bregoviҫit!

Bojkot Festёs sё Birrёs!

Bojkot produkteve tё Birrёs Korҫa!

Goran Bregoviҫ njihet botёrisht si artist i angazhuar politikisht nё frymёzimin dhe mobilizimin e falangave fashiste serbe pёr kryerjen e krimeve tё egra kundёr njerёzimit, deri nё gjenocid, gjatё luftёrave tё pёrgjakshme tё viteve ’90 nё ish-Jugosllavi, sidomos, kundёr shqiptarёve tё Kosovёs.

Bota e qytetёruar i pёrbuz dhe distancohet nga ata “artistё” qё nxisin urrejtje mbi baza etnike, racore, a fetare, por organizatorёt e Festёs sё Birrёs nё Korҫё, duket, se i pёrkasin njё bote tjetёr, jo asaj tё civilizuar. Aq mё tepёr, qё po bёjnё veshin e shurdhёr ndaj thirrjeve, pa fund, pёr tё anuluar pjesёmarrjen e idhullit tё kriminelёve serbё nё kёtё veprimtari.

Nё rast se, megjithatё, ata do tё vazhdojnё tё mos reagojnё ndaj zёrave tё arsyes, ju bёj thirrje gjithё miqve tё mi dhe atyre qё do ta lexojnё kёtё postim:

Bojkot Bregoviҫit!

Bojkot Festёs sё Birrёs!

Bojkot produkteve tё Birrёs Korҫa!