Këngëtarja Adelina Tahiri në rreshtin e parë të tubimit të VMRO-DPMNE-së, selfie me Mickoskin (FOTO)
Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri është parë sonte në rreshtin e parë të protestës masive të organizuar nga VMRO-DPMNE opozitare.
Tahiri e ka përkrahur protestën “Për Ndryshim” duke qëndruar krah për krah me bashkëshorten e kryetarit të VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, Rozi Mickoska, përcjell INA.
Ajo ka qenë e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj. Në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe fotot selfie të Adelinës me Mickoskin, shoqëruar përkrah edhe nga bashkëshorti. (INA)