Këngëtarja e famshme Duffy: Më kanë droguar, përdhunuar dhe rrëmbyer për ditë me radhë

0

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Duffy, ka treguar se është droguar dhe dhunuar pasi është mbajtur peng për ditë me radhë.

Bukuroshja nga Uellsi, shkroi në Instagram për ngjarjen e hidhur, pavarësisht se tani thotë se është rikuperuar.

“E vërteta është se, dhe ju lutem më besoni se tani jam mirë dhe e sigurt. Jam përdhunuar dhe droguar dhe mbajtur peng për disa ditë”. “Mundeni vetëm të merrni me mend se sa herë jam menduar të shkruaj për këtë”, ka shkruar Duffy në Instagram.

Duffy theksoi se në ditët në vazhdim do të japë një intervistë, për të shpjeguar gjithçka.

“Javët e ardhshme do të postoj një intervistë. Shpresoj që t’i përgjigjem pyetjeve tuaja në atë intervistë nëse mundem”, shkruan Duffy.