Këngëtarja e njohur Severxhane Laçi në mbështetje të Taravarit! (FOTO)

INA
INA

30/03/2024

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka bërë të ditur se në përkrahje të tij dhe në radhët e ASH-së është rreshtuar edhe Severxhane Laçi, një këngëtare dhe artiste e njohur e muzikës shqipe.

“Severxhane Laçi, është një këngëtare e cila gati se katër dekada kultivon këngën shqipe, duke promovuar vlera të mirëfillta artistike. Është ndër këngëtaret e rralla, e cila nuk e bastardoi këngën e bukur shqipe për arsye komerciale dhe ndër të rrallat që në repertorin e saj të pasur, ka këngë nga të gjitha trojet shqiptare. Në vitet e tetëdhjeta, ajo këndoi këngë patriotike e këngë kreshnike shqipe, duke sfiduar kështu regjimin më të egër antishqiptar në këto treva në historinë më të re. Sevrxhane Laçi është një zonjë për të cilën vlerat njerëzore dhe kombëtare janë gjëja më e shtrenjtë. Për Sevin, në këto ditë të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë, vlerë është edhe VLEN-i, prandaj ka vendosur ta mbështesë koalicionin fitimtar shqiptar VLEN dhe kandidaturën time për President. Ndjehem i respektuar”, ka shkruar Taravari. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkolla shqipe zvicer

Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

lsm-sindikata780x439-1

LSM: Është e turpshme që në shekullin e 21-të të lutemi për pagë, ditët në vijim do të radikalizojmë protestën

open-balkan

A do të ndodh tërheqja nga Ballkani i Hapur, Osmani e paralajmëron

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

BESIMI

Nënshkruhet Kodi për Zgjedhje Korrekte dhe Demokratike

hoxha555

Shaqiri: Komandat i përgjithshëm i UÇK-së për Maqedoni ka qenë Emrush Xhemajli, jo Ali Ahmeti

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Nga nesër rrjedh afati i fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare

bujar osmani

Bujar Osmani i përgjigjet VLEN për rastin “Pacienti!

stevce jakimovski

Jakimovski: Do të parandalojë migrimin e specializantëve

INFO

NA NDIQ