Keni bërë plane për pushime? Meteorologu Osmani zbulon ‘surprizat’ që na presin, ja si do jetë moti përgjatë fundjavës

ina-online
ina-online

11 Gusht, 2023

Shqipëria përgjatë kësaj fundjave do të mbizotërohet nga mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Kështu, vlerat maksimale e temperaturave do të arrijë në 37 gradë Celsius. Kështu u shpreh meteorologu i njohur Akil Osmani, i cili thotë se zonat bregdetare do jenë të favorshme për pushuesit.

“Fundjava sjell rritje të temperaturave të ajrit dhe mbizotërim të kthjellimeve. Parashikohet që sot vlera maksimale të shkojë rreth vlerave 34 gradë Celsius, ndërsa gjatë fundjavës do të kemi rritje me 2-3 gradë duke bërë që maksimumet në rang territori të ngjiten në 37 gradë Celsius, ndërsa në zonat bregdetare do të jenë nga 32-34 gradë Celsius”, tha ai.

Në zonat malore temperaturat do jenë më të ulëta, ndërsa maksimalja parashikohet të mos kalojë vlerën 30 gradë Celsius.

“Në zonat malore temperaturat do jenë temperatura të freskëta, ku maksimumet parashikohen të mos ngjiten mbi 30 gradë Celsius”, shtoi Osmani.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

edi rama

Rama në Berlin: Shqipëria, 100% jashtë ndikimit rus

policia italiane

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

edi rama

Rama shprehet i shqetësuar për situaten në veri të Kosovës

ferdinand duka edi rama

Ju tregoj Edi Ramën, shokun tim të klasës!

airalb

Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

kisha shqiptare shen kozmai

Kisha Shqiptare “Shën Kozmai” mallkon kishen serbe dhe jep disa vendime kanunore kishtare

majko flamuri shqiperi etnike

Zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës, PS shpall fitoren, feston me flamurin e Shqipërisë Etnike

cunat e vlores

Çunat e Vlorës publikojnë një video teksa i këndojnë Adem Jasharit: Edhe pse jemi në një moment festiv, mendjen e kemi tek Kosova jonë

INFO

NA NDIQ