Keni fukarallëk, por përdorni smartfona

Picture of INA
INA

19/08/2023

Edison Ypi

Keni fukarallëk, por përdorni smartfona.
Keni ankesa, por në Prokurori nuk shkoni.
Keni biznese, por taksa nuk paguani.
Keni dëshirë të qeveriseni, por votën e shisni.
Keni individualitet, por ua mposht instinkti i kopesë.
Keni bibilush, por e përdorni vetëm për të urinuar.
Keni fantazi, por e vini në lëvizje vetëm për dallavere.
Keni dashuri për femrat, por nuk i respektoni.
Keni njerëz të ndershëm, por nuk i përfillni.
Keni njerëz të famshëm, por jo të dashur.
Keni territor të vogël, por fajin e keni vetë.
Keni fëmijë, por nuk i edukoni.
Keni të hani, por nuk ngopeni.
Keni besë, por nuk e mbani.
Keni shpirt, por të ftohtë.
Keni lot, por s’dini t’i fshini.
Keni ilaçe, por s’u bëjnë efekt.
Keni kisha dhe xhamia, por nuk i besoni.
Keni zemër, por thjesht pompë.
Keni mendje, por nuk e përdorni.
Keni kohë, por nëpër kafenera e vrisni.
Keni semafora, por nuk dini nga tja mbani.
Keni korent, por e vidhni.
Keni gjuhë, por vetëm llapni.
Keni qef të martoheni, por pendoheni.
Keni shami, por qurrat nuk i fshini.
Keni shkolla, por nuk mësoni.
Keni sapun, por nuk laheni.
Keni shëndet, por jeni të ngathët.
Keni sëmundje, por nuk doni t’i shëroni.
Keni punë por përtoni t’i bëni.
Keni ligje por nuk i zbatoni.
Keni Histori, por nuk e njihni.
Keni gjeografi, por nuk e shetisni.
Keni Fat por nuk e shfrytëzoni.
Keni qiell, por nuk e shihni.
Keni krahë, por nuk fluturoni.

TË FUNDIT
5 orë
Ndryshim apo zëvendësim?!
3 ditë
Mjaft më vrasjeve mes të rinjve shqiptarë, në politikë duhet bërë ndryshimi, ja VLEN
4 ditë
Çfarë fshihet pas sinjalizimit të Putin për armëpushim?
5 ditë
Si po ngjall presidenti i Serbisë ndjenja kundër Perëndimit, Maqedonia mos t'i hyjë qorrsokakut!
5 ditë
DW: A është Gjermania e përgatitur për pandeminë e ardhshme?

ME TE LEXUARA

5 orë
Ndryshim apo zëvendësim?!

LEXO MË SHUMË

IMG_2558

Ndryshim apo zëvendësim?!

ejup berisha

Mjaft më vrasjeve mes të rinjve shqiptarë, në politikë duhet bërë ndryshimi, ja VLEN

Putin

Çfarë fshihet pas sinjalizimit të Putin për armëpushim?

vucic okb

Si po ngjall presidenti i Serbisë ndjenja kundër Perëndimit, Maqedonia mos t’i hyjë qorrsokakut!

gjermani jeta

DW: A është Gjermania e përgatitur për pandeminë e ardhshme?

zeka-alternativa

Legjitimiteti dhe pushteti

sunaj-raimi

Infeksioni politik i TV kanaleve shqiptare

refik hasani

Marrëveshja e Konçulit

ali mehmeti

Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja

INFO

NA NDIQ