“Keni për ta parë…”, avokati shqiptar ‘godet’ Radoiçiqin – jep lajmin e keq për “sllavët”

INA
INA

08/12/2023

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletarrestim për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.

Fletarrestimi është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Mirëpo, nuk dihet ende nëse Serbia do pranojë ta ekstradojë Radoiçiqin, pavarësisht fletarrestit të INTERPOL-it.

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Sipas tij, gjëja më e rëndësishme është fakti që INTERPOL i ka inkriminuar Radoiçiqi dhe pjeëstarët e tjerë të involvuar në agresionin në Banjskë.“E rëndësishme është që Interpoli i ka inkriminuar, domethënë që tani krimi i Banjskës është një krim me jehonë ndërkombëtare…”, u shpreh ai.

Ndër të tjera Ngjela paralajmëroi Serbinë ashpër “Banjska do të paguhet shtrenjtë nga sllavët… Keni për ta parë…”.

Kujtojmë se, Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre terrorist serbë.

Përmes një letre publike të lexuar nga avokati i tij më 29 shtator, Radoiçiq tha se “personalisht” e ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

Ai e mohoi përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore të Serbisë në këtë sulm.

Megjithatë, shumica janë në dijeni që kjo gjë nuk qëndron, pasi dihet se shteti serb në vazhdimësi tash e sa vite mbështet grupet kriminale serbe dhe politikanët e Listës Serbe.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Albin Kurti Shkup

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

nexhmedin spahiu

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

vjosa osmani ushtria fsk

Kërkohet shërbimi ushtarak në Kosovë pas kërcënimeve të Serbisë

Kurti

Kurti: “Lista Serbe” e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Vjosa Osmani Erdogan

Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

INFO

NA NDIQ