Keni vënë re që sytë i keni vazhdimisht të thatë? Mund të keni mungesë të lëndës së rëndësishme ushqyese

INA
INA

30/11/2023

Ndjenja e djegies dhe kruajtjes në sy, përkufizohet si sy të thatë, ndërsa mund të shkaktohet nga gjëra të ndryshme dhe veçanërisht nëse ju mungon një lëndë ushqyese e rëndësishme.

Kjo është një dukuri mjaft e zakonshme dhe ndodh kur gjëndrat e lotit nuk prodhojnë mjaftueshëm për t’i mbajtur sytë tuaj të lagësht, sipas Institutit Kombëtar të Syve të SHBA.

Nëse keni përjetuar simptoma zhgënjyese të kësaj gjendjeje, mund t’i kushtoni vëmendje dietës suaj pasi disa ushqime mund të ndihmojnë në lehtësimin e syrit të thatë. Në fakt, ekziston një lëndë ushqyese specifike që është lidhur me mbajtjen e syve tuaj të lubrifikuar – acidet omega-3 yndyrore.

Omega-3 janë një lloj yndyre e pangopur që është lidhur me shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë luftimin e inflamacionit dhe mbështetjen e shëndetit të trurit. Disa kërkime tregojnë gjithashtu se kjo lëndë ushqyese mund të ndihmojë në parandalimin e tharjes së syve dhe t’i mbajë në formë të lartë.

Një studim i rëndësishëm nga viti 2005 i botuar në American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se nga 32.000 njerëz të monitoruar, ata që konsumonin më shumë omega-3 nga peshku kishin një rrezik prej 17 për qind më të ulët të zhvillimit të syrit të thatë krahasuar me ata që e merrnin më pak këtë lëndë ushqyese.

Gjithashtu, një studim i vitit 2014 i botuar në ‏Medical Science Monitor‏ zbuloi se yndyrat omega-3 ndihmojnë në sekretimin e lotëve dhe stabilitetin e shtresës së lotëve – dy faktorë që luajnë rol të rëndësishëm në mënyrën si sytë qëndrojnë të lagësht.

“Duket se omega-3 zvogëlon inflamacionin e qepallave ose sipërfaqes së syrit, prandaj kjo lëndë ushqyese besohet se ndihmon në lehtësimin e simptomave të sëmundjes së syrit të thatë”, është shprehur Luke Rebenitsch, okulist i certifikuar nga bordi dhe zëdhënës klinik për Akademinë Amerikane të Oftalmologjisë.

Omega-3 gjithashtu duket se përmirëson funksionin e gjëndrave meibomiane, të cilat prodhojnë vajra dhe parandalojnë tharjen e shpejtë të lotëve.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arra

3 arsye të forta përse duhet të hani më shumë arra

vitamina-D

Dhimbjet që ju shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës D

fruthi

ISHP: Gjithsej 903 persona me linë e dhenve në janar

gjumi

Rregullat për gjumë të mirë

rruza-te-gjakut

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna.

pije te gazuara gazume limenka kanace

Një pije e gazuar në ditë rrit rrezikun për kancer

IMG_9135

Alkaloid shkruan historinë, prezanton ilaçin e ri të lëngshëm Omeprazol

Dhembe buzeqeshje

Dentisti zbulon një gabim të zakonshëm që e bëni derisa i pastroni dhëmbët

diabet

Diabetikët në hall për insulinën e duhur, shoqatat alarmojnë, ministria thotë gjithçka në rregull

INFO

NA NDIQ