Kepa me fat në debutimin me Realin, pas 3 minutash pësoi gol por që u anulua

ina-online
ina-online

27 Gusht, 2023

Kepa mbërriti këtë verë në La Liga, te Real Madridi, pasi u largua nga Chelsea. Huazimi i portierit 28-vjeçar është bërë pas dëmtimit të Thibaut Courtois. Real Madridi nuk ka një opsion të përhershëm transferimi për gardianin spanjol.

“Është një ditë e lumtur dhe e veçantë. Ndihem krenar që erdha në Real Madrid. Unë jam shumë më i pjekur tani, jam i sigurt. Jam në një nga momentet më të mira të karrierës sime dhe jam gati për këtë sfidë. Gjithçka ishte e qartë pasi mora vesh për ofertën. Ishte e lehtë dhe e thjeshtë për të zgjedhur këtë ekip.

Jam më i fortë se në vitin 2018. Përvoja të bën më të fortë. Kam kaluar nëpër të gjitha llojet e situatave dhe jam përpjekur të përmirësohem. Do të zbatoj gjithçka që kam mësuar në vitet e fundit. Unë kam disa kolegë nga këtu në kombëtare. Jam rritur duke parë Iker Casillas. Ai ishte gjithmonë idhulli im. Megjithatë, unë kam ardhur për të pasur rrugën time, jo për t’u krahasuar me Thibaut Courtois!”, tha Kepa Arrizabalaga në prezantimin zyrtar, sipas “as.com”.

Gjithsesi, të premten, portieri spanjol debutoi me Real Madridin, kundër Celta Vigos, në javën e 3-të të La Ligës. Ai pësoi një gol pas tre minutash. Për fat të tij, goli u anulua për shkak të një faulli të kryer nga vendasit. Gjithnjë për fat, Real Madridi fitoi 1-0 ndaj Celta Vigos, me golin e shënuar nga Bellingham (81’).

Carlo Ancelotti duhej të thërriste në stol një tjetër portier për fillimin e sezonit, teksa Lunin mbrojti portën e Real Madridit në ndeshjet e para. Më vonë, Kepa mbërriti, në formën e një kredie dhe u vu nën komandën e italianit.

Në vitin 2018, Chelsea pagoi një shumë të madhe për ta marrë nga Bilbao: 80 milionë euro. Aktualisht, portieri 28-vjeçar spanjol vlen 18 milionë euro, sipas transfermarkt.com.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vedat-muriqi

Muriqi në mesin e më të mëdhenjve të Mallorcas, po synon t’i kalojë legjendat e klubit

chelsea

“Sherr” në tunel me gjyqtarët, FA ka nisur një hetim për kapitenin e Chelseat…

novak-gjokovic

Djokoviç bën homazhe për terroristët serbë të vrarë në Kosovë! Mediat kroate kritikojnë qëndrimin e tenistit serb…

Pep Guardiola

Guardiola indiferent, nuk e bën dramë eliminimin nga Kupa e Ligës…

futboll

Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

mourinho

Roma “shpartallohet” në Genova, trajneri Mourinho: “Nuk kam shumë për të thënë pas një ndeshjeje si kjo!” Nisin kritikat…

xherdan shaqiri

Messi, Busquets, Shaqiri, njihuni me lojtarët më të paguar në ligën MLS

ffk

Reagim i FFK-së në lidhje me pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiakos – Aris

xavi cavi

Xavi: Jemi përmirësuar në sulm, gabojmë në mbrojtje

INFO

NA NDIQ