Këpuctari shqiptar Albert Gjukaj i njohur si artist për këpucë elegante (FOTO)

ina-online
ina-online

9 Shtator, 2023

Albert Gjukaj është këpuctari shqiptar nga Lucerni i cili tashmë është i njohur në tërë rruzullin tokësor si njëri ndër lustruesit më të mirë të këpucëve, që e dëshmojnë shumë mirënjohje

Të kesh gjithmonë këpucë krejtësisht të pastra kërkon kohë dhe përpjekje. Ka njerëz si Albert Gjukaj që bëjnë pikërisht këtë, që është edhe pastrimi dhe lustrimi i këpucëve – veçanërisht këpucët prej lëkure. Për rreth tre vjet e gjysmë ai ka drejtuar një dyqan këpuctarësh në rrugën “Pilatusstrasse” në Lucern, ku riparon dhe lustron këpucë lëkure të të gjitha llojeve.

Alberti pohon se punimin e shkëlqyesit të këpucëve e bën tërësisht me dorë, ashtu siç e bënte vetë me këpucët: “Unë punoj pa makineri. Unë e mbështjelli një rrip pëlhure të bardhë pambuku fort rreth gishtit tim tregues dhe të mesit. Më pas aplikoj një produkt për kujdesin e dyllit pa ngjyrë dhe e punoj imët në lëkurë me lëvizje rrethore”. Në mes, ai hedh një pikë ujë me majën e gishtit të unazës në sipërfaqen e këpucës, e cila bashkohet me dyllin dhe formon shkëlqimin.

Zakonisht Albertiti i duhen rreth 30 minuta që një këpucë të shkëlqejë si pasqyrë. Por, jo vetëm. Alberti ka marr një porosi nga nje klient i vet, i cili ka porositur këpucë unikate nga lëkura e krokodili nga Australia e që kushtojnë 19 mijë euro. “Keto kepucë i kam mbaruar une personalisht prej fillimit. Përndryshe, mbaroj edhe këpucë elegante me masë e sipas dëshirës së çdo klienti”, thotë Alberti enkas për portalin Shtegu. Kërkesa dhe porosi vijnë nga e gjithë bota ku edhe ka shumë klientë.

Albert Gjukaj është i njohur me nofkën e tij Mr. Dapper, ashtu siç quhet edhe lokali i tij në Lucern./Shtegu.com

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

erda havalli

VIDEO/19-vjeçarja elektrizon skenën e “The Voice of Germany” me këngën e njohur shqiptare

pasaporta

MPJ e Maqedonisë gjatë 2023 ka lëshuar 11 mijë pasaporta jashtë vendit

Foto: Ilustrim

Një restorant në Gjermani ofron një rrogë prej 11 mijë eurove

xhevat berisha veprimtar

Dhuroi 10 mijë euro për Fondin e Sigurisë, veprimtari shqiptar nga Gjermania reagon pas sulmit terrorist në veri – ka një mesazh për kritikuesit

baner policia kosoves nju jork

Policia e Kosovës falënderohet në Times Square të Nju-Jorkut

londer-policia

Londër/ Morën peng italianin, dënohen 4 shqiptarët

alban gashi restorant

Gastronomi Alban Gashi me një restorant të ri në Gjermani

keanu reevs rivs vesel veseli

Aktori i njohur drekon te restoranti i shqiptarit në Zvicër

zvicer-policia

Maqedonasi plaçkit një bankë në Zvicër, por arrestohet menjëherë

INFO

NA NDIQ