Keqpërdorimet nga u.d. kryetar i Gjykatës së Kumanovës, Këshilli Gjyqësor nuk vepron

ina-online
ina-online

11 Korrik, 2023

Këshilli Gjyqësor ka pesë muaj që po e zvarritë procedurën dhe nuk po merr masa për përcaktimin e përgjegjësisë dhe sanksionimin e UD Kryetarit të Gjykatës Themelore Kumanovë për keqpërdorimet e konstatuara të sistemit AKMIS.

Ky reagim vjen nga Ministria e Drejtësisë, ku siç thuhet përkundër vërejtjeve dhe shkresave për parregullsitë e konstatuara në punën e Gjykatës Themelore të Kumanovës, Këshilli Gjyqësor është duke zvarritur dhe nuk vepron sipas Raportit, i cili është përgatitur nga ana e tyre dhe i cili është publikuar publikisht në ueb faqen e Këshillit.

“Konkretisht, Këshilli Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti ka bërë një vizitë pune në Gjykatën Themelore të Kumanovës dhe ka përgatitur Raport në të cilin janë konstatuar një sërë shkeljesh të reputacionit të funksionit të gjykatësit, shkelje të rënda të parimit të mos diskriminimit në çdo bazë, përdorimi i fjalorit të papërshtatshëm, fyerje dhe nënçmimi i të punësuarve nga UD Kryetari i gjykatës, si dhe keqpërdorimi me sistemin AKMIS, gjë që ndikon shumë në marrëdhëniet dhe punën e gjykatës.

Duke marrë parasysh se Raporti është publikuar, Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga më 11 prill, i ka dërguar shkresë Këshillit Gjyqësor, ku ka kërkuar të ndërmerren masa apo veprime të duhura në lidhje me pretendimet e konstatuara, veçanërisht për shkak të asaj se shqyrtimi i Raportit ishte në rend dite në seancën e Këshillit Gjyqësor të mbajtur më 13 mars, thekson Ministria e Drejtësisë.

Më tej nënvizohet se në Raport janë cekur edhe keqpërdorimet e sistemit AKMIS, përjashtimi i gjyqtarëve të caktuar nga shpërndarja automatike e lëndëve.

“Nga këqyrja në lëndët në grupin punues është konstatuar se procedura është zgjatur shumë dhe është stërzgjatur, si dhe verifikimi i lëndëve në sistemi AKMIS ishte i parregullt dhe jo azhur.

Nga Këshilli Gjyqësor, më 12 prill, kemi marrë njoftim se shkresa i është dorëzuar për njohje dhe kompetencë dhe veprim të mëtutjeshëm, koordinatorit për monitorimin e punës së Gjykatës Themelore Kumanovë, anëtarit të Këshillit Hanif Zendeli.

Përgjigje nuk morëm, pas së cilës Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, më 22 qershor i ka dërguar sërish Këshillit Gjyqësor URGJENCË për të vepruar sipas kërkesës për gjendjen e konstatuar në Raport. Nga 8 pikat e paraqitura, 7 i referohen kushteve në gjykatë për konstatimin e marrëdhënieve të prishura nder njerëzore dhe raportin jo korrekt të UD Kryetarit të gjykatës ndaj disa të punësuarve.

Më 29 qershor nga ana e Zëvendëskryetarit të Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli, është dërguar përgjigje se është përgatitur Raport shtesë, i cili duhet të shqyrtohet në seancën e Këshillit Gjyqësor, pas së cilës do të na informojnë për gjendjen e konstatuar”, thekson ky dikaster.

Ministria e Drejtësisë i bën thirrje edhe një herë Këshillit Gjyqësor që të veprojë në përputhje me kompetencat e tij, sepse mos dënimi i rasteve të tilla, do të çojë në dëmtimin e mëtejshëm të reputacionit të Këshillit, e me këtë edhe në uljen e besimit tek gjyqësori.

Ministria e Drejtësisë theksoi se do të vazhdojë të jetë transparente dhe do të informojë publikun për të gjitha situatat që dëmtojnë reputacionin dhe besimin tek gjyqësori.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi parlamenti

Kuvendi pranoi nga Qeveria pr/ligjin për amnisti

Gruevski-Mijallkov-dhe-Jankullovska-780x439

Jankullovska: Unë kurrë nuk jam pajtuar me arratisjen e Gruevskit

burgu

Me 24 milionë euro do të ndërtohet objekt i ri për burgun e Idrizovës, ja sa të burgosur pritet të vendosen në këtë objekt

spital-1130x635-1-696x391

Nëna e 17-vjeçarit me autizëm që u keqtrajtua në Demir Hisar: Mezi rrinte në këmbë, ishte i mbidozuar nga ilaçet

kovacevski

Kovaçevski demanton Alitin: S’kam biseduar me Ahmetin për Ligjin e UÇK-së!

maqedoni-flamuri

Maqedonia e Veriut ndër 50 vendet më të sigurta në botë

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Persona të caktuar nuk do të përfitojnë nga amnistia! LSDM do të ndërhyjë me amendamente

denari-756x420-696x387-1

Nuk do të ketë rritje lineare të pensioneve! Trençevska: Për një vjet e gjysmë rritëm pensionet për 3.200 denarë

Maqedoni_Bullgari_1

Grupet punuese eksperte të RMV-së dhe Bullgarisë dje kanë mbajtur takim, në fokus realizimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

INFO

NA NDIQ